fbpx
Lajme

Rubin: Thaçit sa nuk i shpëtuan lotët, “nuk hoqi dorë nga pavarësia, pavarësisht qortimit nga Ollbrajt”

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit gjatë luftës në Kosovë z. James Rubin, në librin e tij kishte shkruar për një takim mes liderit të delegacionit kosovar z. Hashim Thaçi dhe sekretares amerikane të shtetit znj. Medlin Ollbrajt.

Hashim Thaçi kishte refuzuar të nënshkruante marrëveshjen, në rast se aty mungonte referendumi për Pavarësinë, poashtu garanca për Pavarësinë dhe transformimi e jo shuarja e UÇK-së. Gjatë këtij takimi znj. Ollbrajt ishte shprehur e nervozuar me Thaçin.

Ja pjesë nga libri i James Rubin i bisedës mes Ollbrajt dhe Thaçit;

Rrallëherë e kam parë Ollbrajtin aq të zemëruar. Më ke premtuar se do të punosh me ne. Lidershipi është për të marrë vendime të vështira. E di se e ke shumë të vështirë të heqësh dorë nga pavarësia. Por, nëse nuk pranon, nuk do ta kesh më përkrahjen e Perëndimit. Do ta rrezikosh miqësinë me mua dhe me Rubin-in në Perëndim. Nuk ke miq më të mirë se mua dhe Rubin-in në Perëndim. Thaçit sa nuk i shpëtuan lotët. Ai kurrë më parë nuk kishte takuar ministra të jashtëm, e lere më një Sekretare amerikane të zemëruar. Ai i tha se vetë kishte qenë dëshmitar i vdekjeve të shokëve të tij më të ngushtë dhe krimeve të kryera kundër grave, fëmijëve dhe të moshuarve. Ai ishte i vetëdijshëm se cilat do të ishin pasojat. Për disa momente ai nuk mund të fliste. Pastaj, duke ndrequr pak qëndrimin, tha se i vinte keq, por përgjigja ishte JO“.

Pas këtij takimi, dhe disa takimeve të tjera znj. Medllin Ollbrajt kishte pranuar që në draftin final ta fus edhe pikën për Referendum për Pavarësi.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close