Sekretari i PDK-së: Bekim Jashari të gjitha pozitat që i ka pas, i ka pas prej PDK-së
Sekretari i PDK-së z. Betim Gjoshi ka treguar arsyen e PDK-së së përse kandidoi në Skënderaj. Ai fillimisht tregoi se nuk kanë dashur të kandidojnë në Skënderaj, dhe i kanë ofruar Bekim Jasharit të kandidojë me logo të PDK-së dhe ata do të tërhiqeshin.
Por, sipas tij Bekim Jashari e ka refuzuar këtë ofertë. Poashtu ai tregoi se Bekim Jashari e ka luftuar PDK-në pasi u bë kryetar i Skënderajt. Sipas tij, edhe pse marrëveshja ishte që Bekim Jashari të kaloi në PDK, ai nuk e respektoi këtë marrëveshje.
Në garë ishte Fadil Nura dhe Bekim Jashari, e jo familja Jashari është shprehur sekretari i PDK-së z. Betim Gjoshi në ATV.
Goshi ka vazhduar më tutje duke thënë se “Bekim Jashari të gjitha pozitat që i ka pas, i ka pas prej PDK-së, edhe pse nuk ka pas ndonjë shkollë specifike për këtë”.