fbpx
Lajme

“Milicët serbë e ndjekën Lushtakun për ta arrestuar në 1990, ai nxori revolën dhe i gjuajti dhe braktisi veturën”

Jakup Nura është një nga themeluesit kryesor të UÇK-së. Ai është edhe vëlla i dëshmorit të UÇK-së. Ai ka marrë pjesë në shumë aksione të UÇK-së nga viti 1990 bashkë me Adem Jasharin e Sami Lushtakun.

Ja një rrëfim ekskluziv nga ana e tij;

Pasi që kishte ndodhur një konfrontim ne fund te majit 1990 mes disa policëve që i’u kishin vënë në ndjekje Sami Lushtakut në përpjekje për ta arrestuar i’a qesin një veturë para veturës qe e voziste “Pezho 303”, Samiu del shpejt nga vetura nxjerr revolen dhe shtënë në drejtim të tyre disa herë, policët të strukur mbas veturës së tyre edhe ata në mënyrë të çakorduar i’a kthejnë gjuajtjet, Samiu detyrohet t’a braktis veturën dhe të hyj në mal te betoni në drejtim të Kryshevcit.

Pas kësaj ngjarje mbajmë një takim, Ademi, Unë Samiu dhe Naim Kerolli nga ku edhe e morëm një vendim që, Samiu të largohet për disa javë nga shtëpia edhe te shmangët nga sytë e milicise dhe bashkepuntoreve te tyre dhe të dal në kontakte me anëtarë të tjerë të lëvizjes, të përhapim idenë e rezistencës së armatosur. Pas këtij takimi kërkoj përmes Hashim Thaqit që “Levizja Popullore e Kosoves” t’i sigurohet një vendqëndrim disa javor në një bazë të Lëvizjes, u vendos që në fillim të qershorit t’a përcjellim deri në Prishtinë.

Ne mengjes dolem nga dyert e shtepis se Shaban Jasharit me “Askonen e kaltërt ” nisemi drejt Prishtinës pa pengesa hymë në qendër, makinën e parkuam në lagjen Ulpiana përballë Fakultetit Fililogjik, aty e kishim lan takimin, dolëm që të tre në oborrin e Fakultetit, aty e lam Ademin për disa çaste që të më priste derisa e takova Samiun dhe Hashimin ndërmjet Bibliotekës dhe fakultetit pastaj u ktheva dhe së bashku me Ademin vazhduam për në qendër të qytetit, pasi e bëmë një shëtitje këmbë në shesh duke u kthyer afër “Dom armatës” mbrapa “Hotel Grandit” ishte nje objekt famëkeq në Kosovë, qe kishim ideu nje plan per të , pasi që morëm një imazh të hyrje daljëv, vazhduam deri te rruga:“ tre,sheshirat” ku hymë në një lokal pimë nga një pije freskuese.

Pastaj vazhduam tek vetura dhe morëm drejtimin për në Skenderaj. Ne stacionin e aurobusit ne Morine tek rruga qe lidh Likovc dhe Rezallë, ishin dalë “milicija” në të dy anët e rrugës në kontrollim të automjeteve, ishte një teren i rrafshtë dhe i pamë heret, por edhe ata na shihnin dhe vazhduam në drejtim të tyre, Ademi po më thot e tash, unë i thash jam i gatshëm, u kordinuam që nëse tentojnë të na nxjerrin nga makina të shtijmë në ta me revole. Ata na e qitën stopin, milicët na afrohen duke na i kërkuar dokumentet, duke e hapur xhamin e veturës nga ana tjetër e rrugës ka vrapuar “milici” Arsim Seferi dhe e largoj milicin serb, dhe na foli duke na thënë a u lodhët dhe llafe tjera me Ademin e pyeti edhe për mua, se nga e ke këtë shokun, Ademi nuk i dha sqarime por shkurt i tha, një shok i imi, duke na uruar rrugë të mbarë na nxjerri nga kontrolla dhe përballja me forcat të shumta të milicisë!

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close