fbpx
Lajme

Si i zbrapsi Ramiz Lladrovci policinë serbe duke gjuajtur me armë, nuk i vrau sepse ishin shqiptarë

Kryetari i tanishëm i Drenasit dhe njëri nga aksionistët e parë të UÇK-së z. Ramiz Lladrovci kishte treguar për emisionin Pa Rrotlla një ballafaqim me forcat policore serbe menjëherë pas vitit 1991. Ai tregoi se si e organizoi një protestë, si provoi Serbia ta arrestoi dhe si i shmangi policët duke gjuajtur me armë lart.

Ka qenë një demonstratë e 31 janarit të 1991 kur në Drenas e kam udhëhequr unë dhe shokët e tjerë dhe aty janë vra tre bashkëveprimtarë tonë dhe janë plagosë mbi 28 veta. Me 22 shkurt kanë dalë policia në Drenas me m’arrestu mua dhe shoqën time, dhe ka qenë bashkë me mua edhe Ymer Lladrovci dhe dy nipa tonë, ka qenë Muhamet Dervishi i cili tanimë është dëshmor i cili është vra në kufi bashkë me Mujë Krasniqin dhe ka qenë një nip tjetër i cili sot është i lirë, dhe kanë dalë me na arrestu policia. Ne e kishim diktu se po dojnë me na arrestu, u ndamë në dy grupe, ata shkuan drejt te shoqja ime, te gruja ime tanimë Shemsie Istogu Lladrovci për ta arrestuar, dhe unë isha pjesë e dytë e nxora armën dhe kam shti në ajër dhe i dorëzova policët, policët kanë qenë shqiptarë, nuk jam kanë i mendimit dhe s’kam vra asnjëherë shqiptar, prandaj i kam detyru ata me u tërhek, i kanë nxjerr edhe ata që ishin me mu armët, por i vetmi që kam shti isha unë, ata janë tërhek jemi tërhek edhe na edhe kam dalë në ilegalitet“, kishte treguar Ramiz Lladrovci.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close