fbpx
Lajme

Si mbërriti Bllaca në Kosovë, në cilat zona e urdhëruan eprorët serb të qëndroi, cilat ishin detyrat e tij

Dje, kemi raportuar se si agjenti serb Nazim Bllaca kishte arritur të infiltrohet në UÇK. Të gjitha të dokumentuara nga emisioni Udhëve. https://epilogu.com/spiuni-bllaca-deshtoi-fillimisht-te-infiltrohet-ne-uck-eproret-serb-e-fusin-permes-diaspores-kosovare/

Por cilat ishin detyrat e Nazim Bllacës, si mbërriti në Kosovë pas infiltrimit, në cilat zona kishte qëndruar, këto janë disa nga pikëpyetjet që u ka dhënë shpjegim me dokumente emisioni Udhëve.

Kur lufta filloi të intensifikohet Bllaca merr urdhër nga eprorët e tij të sigurimit shtetëror serb që fillimisht të kthehet në Shqipëri për të marrë informacione për aktivitetet e UÇK-së. Më 20 qershor 1998 nga aeroporti i Cyrihut, Bllaca kishte shkuar në Lubjanë me aeroplanë dhe nga aty me aeroplanë tjetër në Tiranë. Fillimisht shkon në Bajram Curr në një kazermë të vjetër të ushtrisë. Pasi mbledh të gjitha informacionet për furnizimin e UÇK-së me armë dhe gjërat tjera nga Shqipëria dhe lidhjet e UÇK-së ai futet në Kosovë nga vijat e luftës në Rajonin e Shtimës e veçanërisht në Zonat e fshatrave përreth Kleçkës. Ky ishte mjedisi i fushëveprimit të tij meqë i njihte më mirë dhe kishte urdhër nga eprorët e tij serb që në këto pjesë të veproi dhe të informoi. Gjatë fazës së angazhimit të tij në UÇK ai kryen dy detyra; atë të ushtarit që lëvizë nëpër disa njësi dhe të informatorit të shërbimeve serbe“.

Më 30 prill 1997 Nazim Bllaca rekrutohet si informator i UDB-së por ende ka edhe disa procedura të verifikimit.

Emisioni “Udhëve” në RTK ka gjetur se më 8 Maj 1997, është kthyer raporti i verifikimit nga ana e UDB-së që ia mundëson Bllacës që të pranohet si informator. Më 14 Maj 1997, Bllaca pranohet zyrtarisht si informator. Në formularin e lëshuar nga Shërbimi i Sigurisë Publike për pranimin si informator jepen të gjitha shënimet e sakta të Bllacës. Gjithashtu në formular është shkruar edhe emri I zyrtarit operativ të cilit do t’I raportojë Bllaca gjatë punës së tij të re si informator i sigurimit shtetëror serb, e ai është Qepo Mihajloviq.

Në fund të këtij dokumenti përmendet edhe një vepër penale për plaçkitje që e kishte pasur Bllaca në fillim të viteve 90’ta, por që nuk ishte dënuar nga Gjykata.

Ky dokument është i nënshkruar nga udhëheqësi i drejtpërdrejt I Shërbimit të Sigurisë Publike në ministrinë e punëve të brendshme të Serbisë, Slavko Lludaiq dhe nga dy punëtorë operativ, Qepo Mihajloviq dhe Ivan Gjokica, thuhet në dokumentet e siguruara, raporton Infokus, marrë nga emisioni “Udhëve” i RTK-së.

DOKUMENT I REKRUTIMIT

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close