fbpx
Lajme

I mbijetuari i masakrës së Lybeniqit akuzoi EULEX-in: “i humbën dëshmitë, i kanë zhdukur gjurmët”

I mbijetuari i masakrës së Lybeniqit, Amrush Ukshinaj ka folur në emisionin “Personale” të RTV Dukagjinit, për krimet që janë bërë në Spitalin Rajonal të Pejës, gjatë periudhës 1998-1998, me fotografi e fakte që ai i ka siguruar gjatë e pas luftës në Kosovë.

Ukshinaj ka rrëfyer për takimet e tij me ish Shefin e Prokurorisë Speciale të EULEX-it, Maurizio Salustro dhe bashkëpunimin që i kanë ofruar për zbardhjen e këtyre krimeve.

“Kam punu me gjyq të Hagës, me UNMIK. Edhe kur erdh EULEX-i u gëzuam, sepse menduam se erdhi Bashkimi Evropian edhe do të na i zbardh këto masakra që u banë. Por, te na ndodhi e kundërta. Ditën e parë që kemi kontaktu me ta, ka ardhur një polic finlandez, edhe na the që nuk munden me u marrë me masakrën e 25 majit. Më vonë e kemi marrë vesh që Serbia nuk i pranon ato, vetëm tha me 1 prill. Unë i thashë që nuk bën me i nda masakrat se krejt kanë vdekur për këtë Kosovë edhe ata pranuan edhe i dhamë krejt dëshmitë. Ditën e fundit me një polic finlandez, i thashë çka bohet me këto, ai më tha që këto i dorëzohen prokurorisë serbe edhe unë u befasova shumë”, ka thënë Ukshinaj.

“Pas kësaj e patëm një takim me Salustron. Na priti në zyrë, ish kanë shumë agresiv, shumë keq u sill me neve edhe më tha a i ke pa ti ata kur i kanë vra, unë i thashë jo se me pas nejt ashtu më kishin vra. Këtu u acaruan marrëdhëniet më të, ai më tha që prokurori serb merret me këto, unë veç i thashë të lutna dosjen mos ta çojë në Beograd, lëna në Kosovë, ju po shkoni, edhe e ndërpremë, dolëm na”, rrëfen ai.

“Ai shumë i mençur ish kanë, edhe kontaktoi prapë me neve. Tha që juve krimet nuk mundet me ua mohu askush, po duam të bashkëpunojmë, edhe unë i thashë po, krejt këto dëshmi që t’i japim na, flet arrestet me na i lëshuar në Kosovë. Ai na tha se duhet me bashkëpunuar me Serbinë, edhe na thamë se bashkëpunojmë por që puna me u kry në Kosovë”, tregon tutje.

Ndërkaq ai tha se edhe në spitalin e Pejës i kanë mbytur dëshmitarët, për të cilat ai akuzon ish shefin e prokurorisë speciale të EULEX-it, Maurizio Salustro për zhdukjen e dëshmive.

Sipas tij, njëri nga dëshmitarët i cili i mbijetoi masakrës së Lubeniqit, tha se pastaj është mbytur dhe sipas tij, ekipi i mjekëve holandez të cilët e kanë bërë obduksionin i kanë zhdukur gjurmët e tij.

“Obduksioni i ka hup, e kanë mytur me injeksion ose me jastëk. Ato i ka marrë Salustro edhe UNMIKU i ka manipuluar krejt i ka hup krejt. Edhe me vëllezërit Kiçina kështu ua ka bo, ua ka hup dëshmitë. Ju ka thanë me i dërguar jashtë me ja u bo letrat. Ai edhe kur ka punuar në EULEX dhe në UNMIK. Atë punë e ka bo ai. Kriminelët që kanë marrë pjesë në Lubeniq, prej tyre në Mitrovicën e Veriut, janë në grupin e Veselinoviqit. Salustro me Dragolubin i kanë hjek edhe i kanë dërguar në Serbi, si ka lanë me i arrestuar këtu. Plot dëshmi kemi lyp me na i leshu flete arrestet. Drejtori i spitalit të Pejës, Jockiqit, i cili ka punuar me uniformë, jo me uniformë të mjekut, por me të ushtrisë, i ka bo këto krime me mjek tjerë serbë dhe drejtorin e Spitalit i cili gjendet në Osijan, në strukturat paralele. Mjekët danez e kanë bo obduksionin e këtyre. I kemi marrë këto fotografi prej njërës punëtore të të drejtave të njeriut. Po, ADN-jat e tyre i ka hup Salustro, askush tjetër”, tha Ukshinaj. /Telegrafi/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close