fbpx
Lajme

“Surroi kërkoi nga Rugova që të votojnë në zgjedhjet që organizoheshin nga Serbia”

Ish Kryeministri Hashim Thaçi kishte theksuar se Veton Surroi ishte për autonominë e Kosovës, sipas 1974-es.

Ish Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, kishte zbardhur një pjesë të panjohur të negociatave që janë zhvilluar në Rambuje. Edhe 14 vjet pas kësaj ngjarje, ai tha se në delegacionin kosovar ka pasur njerëz që ishin në gjendje të bëjnë gjithçka vetëm për të ruajtur qetësinë dhe interesat e veta.

Në mesin e tyre, sipas Thaçit, ka qenë ish shefi i ORA-s, dhe pronari i grupit “Koha”, Veton Surroi.

“Ai ka qenë në gjendje që të nënshkruaj gjithçka vetëm për të mbajtur gazetën e tij”, kishte thënë kryeministri.

Bile, akuzat e tij, ndaj Surroit, kanë shkuar edhe më larg. Ai ka thënë se publicisti është shfaqur i gatshëm dhe ka kërkuar edhe nga Presidenti tashmë i ndjerë, Ibrahim Rugova, që të dalin dhe të votojnë në zgjedhjet që asokohe organizoheshin nga shteti i Serbisë.

E, kritikat ndaj Surroit, nuk përbëjnë vetëm periudhën e para dhe gjatë luftës. Sipas Thaçit, ai nuk po bënë gjë as në kohë paqeje, transmeton orainfo.

“Lehtë është me nejt 3 muj n’hije t’pishave t’Qerretit, e kur t’i teket me dal me fol diçka. Duhet prej këtu me u ballafaqu me situata”, kishte deklaruar Thaçi.

Klan Kosova tentoi, por nuk arriti të kontaktojë me ish-anëtarin e delegacionit kosovar në Rambuje, për ta pyetur nëse ato që deklaroi Thaçi, janë të vërteta. /Telegrafi/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close