fbpx
Lajme

Berisha: Për sigurinë duhet të flasin Ramushi me vëllezër e Sami Lushtaku e jo Mehaj pa asnjë ditë përvojë

Shkruan: Kimete Berisha

Në një vend ku Ministri i Mbrojtjes e mëson KFOR-in se ku duhet të pozicionohet, dhe kërkon nga KFOR-i të jetë më vigjilent në Veri, dije mirë sa sahati.

Armënd Mehaj në jetën e tij nuk ka qenë në Mitrovicë, nuk ka haber se si duket Veriu, nuk e di çka është lufta, as çka është mbrojtja.Qe 1 vit ka treguar se s’di gjë.Armend Mehaj mund të na tregojë neve (që e kemi përjetuar luftën),veç çka është largësia, çka është mohimi i luftës, çka është liria e gatshme, çka është dashuria platonike, çka është karriera dhe pozita e falur… (nëse do) mund të na tregojë edhe pozicionimin e tij shpirtëror: a më shumë e do Kosovën a Albinin.

Për sigurinë, për mbrojtjen, për luftën, për rrezikun nga një pushtim i ri, aman, të na flasin Agim Çeku, Fatmir Limaj, Sami Lushtaku, Ramushi me vëllezër, Anton Quni, Remi, e këta….e jo një teoricient i mbrojtjes imagjinare, pa asnjë ditē përvojë pune në terren.Ti nuk e di çka është lufta!Ti kujton se lufta ka ndodhur që ti të bëhesh ministër.Që Albin Kurti të bëhet Lenini, e Vjosa – sherife! Jo. Lufta, edhe kur përfundon, në kokën tënde nuk mbaron kurrë! Kjo e bën luftën më të rëndë se vdekja.Sepse, edhe kur del i gjallë nga lufta – nuk shpëton (veç mbijeton).

Ne e kemi një Kryeministër që as në luftë nuk e ka përdor pushkën për t’u mbrojtur, se edhe e ka mërzi pushkën, por edhe ka preferuar që të vdesin të tjerët për lirinë e tij, mashqit e Ramushit (ua marrtë t’ligat, more Zot që po t’lutna). P.S. Nëse kam kohë, popull i vetmuar, do t’ua tregoj më vonë disa receta vegjetariane, se si të gatuani armë efikase kundër armikut, pa pasur nevojë për energji elektrike.

Krejt çfarë ju duhet: një tëhollusë, bukë franceze në formë të shpatës (me maje), kore (preferohet korja e krelanës, e punuar nga një magjetore shumë e patalentuar), red hot chili peppers (pluhur), uthull t’9 përqindve, kastraveca, tinari i lakrës turshi; hudra (për deziorientimin e armikut), karrota të ngrira,dhe shega (në vend të granatës). Granata e ka marrë emrin nga shega (pomegranate), për shkak të fortësisë së saj.(Në shërbim të atdheut, K.B 👩‍🏭)

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close