Rozë
Tayna të ardhurat e koncertit të ardhshëm i dhuron për familjen Abazi nga Gjilani
Edhe reperja e njohur, Tayna është vënë në ndihmë të prekurve nga tërmetet në Shqipëri.
Ajo në një bisedë telefonike të realizuar për emisionin “NIN”, ka treguar se të gjitha të ardhurat e koncertit të saj të ardhshëm, do të shkojnë për familjen Abazi nga Gjilani – familje nga e cila humbën jetën dy vëllezër si rrjedhojë e tërmeteve.
Tayna njihet si një prej repereve më të kërkuara të estradës në dy vitet të fundit.
Ajo këtë vit u rendit si një prej femrave më të paguara në estradë për koncertet e shumta që mban.
Kjo nuk është hera e parë që reperja nga Prizreni është marrë me iniciativa bamirëse.
Ajo edhe gjatë muajit të Ramazanit kishte gëzuar me ushqime disa familje nevojtare në Kosovë.