fbpx
Lajme

Tensione në degën e LDK-së në Podujevë, policia arrin në vendin e ngjarjes

Janë duke vazhduar tensionet në degën e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë.

Pas përplasjeve që pati në procesin zgjedhor të kësaj dege, në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur edhe Policia e Kosovës.

Nuk dihet nëse si pasojë e kësaj përplasje ka persona të arrestuar, por që për LDK-në tashmë një gjë e tillë nuk është aspak e çuditshme.

Procesi nuk arriti të përfundohet pasi si pasojë e përleshjeve që u nisën në mes të pranishmëve në shkollën ‘Ibrahim Rugova’ zgjedhja e kryesisë u la në gjysmë.

Duhet shtuar se komuna e Podujevës vazhdon të udhëhiqet nga Agim Veliu, i cili vjen pikërisht nga radhët e LDK-së./Indeksonline/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close