fbpx
Lajme

Thaçi dikur ia siguronte Kosovës 100 njohje, VV “çmendet” nga gëzimi se Spanja njohu pasaportën

Në kohën e ish-kryeministrit dhe ish-presidentit Hashim Thaçi, Kosova kishte mbi 100 njohje ndërkombëtare dhe mbi 100 anëtarësime në organizata ndërkombëtare. Po ashtu, atë kohë u plotësuan të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, gjithsej 95 kritere. Pra, në vitin 2018, Komisioni Evropian tregoi publikisht se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Shkaku i dhunës politike dhe gazit lotsjellës të Kurtit, Kosova kishte mbetur pa viza.

Sot, thuajse në fund të mandatit të qeverisë Kurti, Spanja njohu pasaportën e Kosovës. BE u deklaruar se kjo nuk do të thotë njohje ndërkombëtare. Madje shumëkush i ka cilësuar këto hapa si dhënie të disa “karamelëve”, pas pranimit të Autonomisë politiko-territoriale nga Albin Kurti dhe Statusit Special për Kishat.

Spanja pas pak ditësh u deklarua se do ta njoh pavarësinë e Palestinës, por jo edhe të Kosovës. Por, deputetja e VV-së dhe GUXO-s, Jeta Statovci, meritat ia atribuoi Gani Jakupit edhe pse ai në kontratë nuk e ka të përshkruar lobimin në Spanjë. Kjo u cilësua si huqje e madhe nga deputetët që as nuk i dijnë gjërat elementare.

Pra në qeverinë Kurti, jemi nën sanksione evropiane. Kjo ishte e paprecedentë më parë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close