fbpx
LajmeSport

Tifozi anglez tregon si i humbi kuleta me rreth 600 euro në Prishtinë, por ia kthyen pa i marrë asgjë nga ajo

Tifozët anglezë kanë mbetur të befasuar nga pritja që iu bë në Prishtinë për përballjen që Kosova e zhvilloi ndaj Anglisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

‘Tre Luanët’ fituan në stadiumin “Fadil Vokrri” 4-0 ndaj Përfaqësueses tonë, por që ishte të mahnitur nga pritja që iu bë në Prishtinë.

Një tifoz anglez, Steve Bruce, kishte një moment të hidhur në Prishtinë, pasi kishte humbur kuletën me 600 euro në të.

Por, nuk kishte kaluar shumë kohë dhe atij i ishte kthyer kuleta me të gjitha gjërat dhe paratë që kishte aty nga një kosovar.

Bruce ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se një djalosh kishte hyrë në lokal dhe ia kishte kthyer menjëherë dhe asgjë nuk i mungonte.

“Më ra kuleta në rrugën kryesore në Prishtinë. Një djalosh hyn në lokal dhe ma kthye, pa më marrë asgjë. Sinqerisht, Kosova është e madhe”, shkroi Bruce në llogarinë e tij.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close