fbpx
Lajme

Vetëvendosje me ofertë për AAK-në e AKR-në në Kamenicë

Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe AKR janë afër finalizimit të një marrëveshjeje politike për bashkëqeverisje në Komunën e Kamenicës.

Në një postim në facebook,kandidati i Vetëvendosjes, Qendron Kastrati ka thënë se duke u bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të 22 tetorit dhe numrin e asamblistëve që u takojnë subjekteve politike, për formimin e shumicës në Kuvendin Komunal, duke mos mjaftuar numri i kandidatëve të zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, së bashku me Kryesinë e Qendrës në Dardanë në koordinim me Kryesinë e nivelit qendror, kanë vendosur që AAK-së dhe AKR-së t’i propozojnë marrëveshje bashkëpunimi.
Ky është postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Dardanës,
Duke u bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të datës 22 tetor 2017, dhe numrin e asamblistëve që i takojnë subjekteve politike, për formimin e shumicës në Kuvendin Komunal të Dardanës, duke mos mjaftuar numri i kandidatëve të zgjedhur nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, së bashku me Kryesinë e Qendrës në Dardanë dhe në koordinim me Kryesinë e nivelit qëndror, kemi vendosur që subjekteve politike AAK dhe AKR në Komunën e Dardanës t’i propozojmë këtë marrëveshje bashkëpunimi.
Duke qenë subjekt me mentalitet ndryshe dhe duke mos pranuar që të bëjmë pazare me pushtetin, jemi të vetëdijshëm që nuk pranojmë që oferta jonë të jetë e njejtë me ofertën që mund t’i ofroj kundërkandidati z. Shaip Surdulli, mirëpo kërkojmë nga subjektet e lartpërmendura që të vlersojnë se a janë të interesuar që të bashkohen me neve në ndryshimin që do ta bëjmë për qytetarët e Dardanës, apo dëshirojnë që të mjaftohen me premtimin nga z. Surdulli për më shumë pushtet për subjektet e tyre, duke dalë kundër vullnetit të votuesve dhe duke mos u bërë pjesë e ndryshimit që tashmë qytetarët e Dardanës e kanë vendosur.
Nga takimet që kemi pasur me përfaqësuesit e të dy subjekteve e kemi kuptuar që edhe ata janë të interesuar të bashkëpunojnë për ndryshim dhe besojmë që brenda pak ditësh do të formalizohet kjo marrëveshje.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close