fbpx
Lajme

“Vlon” nepotizmi në Gjilan, punësohen njerëzit e VV-së 

Nepotizmi në Komunën e udhëhequr nga Alban Hyseni nuk ndalet. Sipas fakteve që Indeksonline ka siguruar shihet se Drejtoria e Arsimit në Komunën e Gjilanit është kapur nga njerëz të Lëvizjes Vetëvendosje.

Krejt kjo doli në pah në konkursin e shpallur më datë 30.09.2022, për pozitat të ndryshme për shkollat në këtë komunë. Personat që kanë përfituar kontrata punë janë kryesisht njerëz të afërt me partinë në pushtet LVV.

Në mesin e të punësuarve në konkursin në fjalë, është edhe motra e ish-drejtoreshës së arsimit në atë komunë, Selvete Sylejmani. E njëjta ishte shkarkuar nga ajo pozitë pas akuzave për nepotizëm, raporton Indeksonline.

Madje për këtë arsye, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni kishte anuluar konkursin për mësimdhënës duke e kthyer në pikën zero. Por që në kandidatët përzgjedhës, sërish figuron emri i motrës së ish-drejtoreshës.

Elfete Pajaziti Maliqi është motra e ish-drejtoreshës e cila është punësuar si edukatore në një institucion parashkollor.

Erenisa Emërllahu Ademi dhe Trëndelina Koleci, shoqe të drejtoreshës së re të Arsimit, Albana Demiri gjithashtu kanë marrë vend pune. Indeksonline mëson se Koleci dhe drejtoresha Demiri kanë qenë edhe kolege në shkollën private “Hello Academy of Education”.

Edhe Hyrishahe Keka Nevzati ka fituar vend pune. Ajo është gruaja e Nevzat Nevzatit, drejtor i shkollës fillore “Rexhep Elmazi”, të përfshirë po ashtu në Lëvizjen Vetëvendosje.

Besforta Veseli – familjare e Ylber Salihut (aktivist i VV-së). Marigona Kastrati – gruaja e Lundrim Shabanit (aktivist i VV-së). Fllanza Zubak Latifi – gruaja e Ardian Latifit (aktivist i VV-së)./Indeksonline/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close