fbpx
Lajme

VV kundër Abdixhikut: I jepi leje Pacollit për të përfituar ndonjë pozitë publike

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka reaguar kundër Ministrit të Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, i cili sot i dha leje Behgjet Pacollit të AKR’së që të kthehet në Kosovë, duke thënë se kjo po bëhet për të përfituar pozita, shkruan Gazeta Metro.

Ajo sot ka thënë se Pacolli sapo të vijë në Kosovë duhet të qëndrojë i karantinuar, apo në vetizolim.

“Kuptuam nga mediat se Ministri i Infrastrukturës [Lumir Abdixhiku] i ka dhënë leje zotit Pacolli për t’u kthyer në Kosovë dhe sigurisht se ne mendojmë që kjo është bërë që ai të merr pjesë në një seancë, përkundër faktit që ne mendojmë se zoti Pacolli duhet të qëndrojë i karantinuar apo së paku i vet izoluar për dy javë”, tha ajo.

Por sipas saj, ka tendenca që të shtohet numri i zëvendëskyreministrave dhe të përfitohen sa më shumë pozita publike.

“Kjo tregon se edhe qeveria në ardhje sikurse qeveritë tjera para Qeverisë Kurti po bëjnë diskutime për të përfituar sa më shumë pozita publike”, tha ajo./gazetametro.net

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close