fbpx
Lajme

Zbulohet dokumenti: Haki Abazi në vitin 2015 financonte protestat e nacionalistit serb Obradovic

Ishte maji i vitit 2015, kur në Beograd kishin filluar protestat kundër disa projekteve që sipas opozitës atje shiheshin si projekte korruptive. Opozita serbe cilësonte se pas tyre qëndrojnë klane kriminale të lidhura ngushtë edhe me pushtetin.

Njësoj si në Beograd, edhe ne Prishtinë e shumë qytete të Kosoves, Levizja Vetevendosje organizonte protesta te ndryshme kundër demarkacionit dhe asociacionit të komunave serbe.

Atëbotë, derisa aktivistët dhe deputetët e Vetëvendosjes arrestoheshin e burgoseshin, e madje edhe vetë Albin Kurti, ish-zv/kryeministri Haki Abazi ktitikonte partinë që më vonë iu bashkua vetë. Abazi që sot është deputet me këtë parti, përveç se nuk i përkrahte këto organizime, asokohe në shumë momente i quante veprime të gabuara këto protesta dhe të dëmshme për vendin.

Ndryshe nga Kosova, zoti Abazi vepronte tjetërqysh ne Serbi. Ai e kishte ndihmuar dhe kishte dhënë përkrahje maksimale për opozitarët që protestonin ne Beograd, mes të cilëve ishte i përfshirë edhe lideri nacionalist serb nga Levizja Dver, Bosko  Obradovic.

Gazeta NewBorn ka siguruar dokumente ku  shihet ndihma financiare prej 120 mijë € nga Haki Abazi përmes Rockfeller Brothers, dhënë për opoziatarët serb. Rockfeller është organizatë miliarderit George Sorros!

Në Kosovë nga shumë flitet se Vjosa Osmani dhe Albin Kurti janë të afërt me George Sorros.

George Sorros në Amerikë akuzohët se keqpërdorë paratë e tij për luftra dhe trazira në SHBA, Lindjen e Mesme dhe Ballkan!

Haki Abazi, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti janë treshja Sorros në Kosovë! Më herët Haki Abazit i ishte bërë publike zyra në Beograd, ku ai ka punuar për shumë vite. Atij i është publikuar edhe një fotografi në muzeun e ushtrisë serbe në ditën e pavarësisë së Kosovës. /newborn/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close