fbpx
Lajme

LAJMI I FUNDIT: Ndërhyn Ambasada amerikane që të mos ndryshohet Ligji për zgjedhjet

Iniciativa e Vetëvendosjes për mbajtjen e seancës për Ndryshimin e Ligjit të Zgjedhjeve është stopuar pas ndërhyrjes së Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Periskopi mëson nga burimet e veta se kjo ambasadë ka ndërhyrë që të mos realizohet fare seanca e Kuvendit e paraparë për sonte, pasiqë po shihet si puç ndaj demokracisë në vend dhe po e konsiderojnë situatë të njejtë si atë të tentimit për shfuqizimin e Gjykatës Speciale dikur.

Sipas informacioneve, Vetëvendosje dhe Lista Vjosa tash për tash po mbajnë takime mes vete, për të parë mundësinë që të paktën të sigurojnë kuorumin për votimin e presidentit.

Përndryshe këtë ndryshim të propozuar nga Vetëvendosje e kanë kundërshtuar fuqishëm partitë opozitare PDK, LDK e AAK.PERISKOPI/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close