fbpx
Lajme

Agim Bahtiri diplomoi në një kolegj, por jo në moshën e rinisë por ku u bë Kryetar i Mitrovicës

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, më në fund e ka futur diplomën në xhep. Në vitin 2017 i i ka përfunduar studimet për menaxhment dhe ekonomiks në kolegjin “Biznesi” me të cilin e ka trashur fort bashkëpunimin edhe si kryetar komune.

Gazeta Fjala, ka siguruar dokumentacion që dëshmon se kreu i Komunës së Mitrovicës, në afat rekord, për më pak se tri vite është futur në listën e studentëve të diplomuar në këtë kolegj.

Kjo listë është publikuar edhe në faqen zyrtare të kolegjit, në të cilin askush nuk tregon ta ketë parë Bahtirin si student.

Zyrtarët e administratës, si në Prishtinë ashtu edhe të degës së “Biznesit” në Vushtrri nuk kanë pranuar të flasin. Ai i Vushtrrisë është arsyetuar se është punësuar së voni në këtë institucion dhe se nuk ka informacione të mjaftueshme.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close