fbpx
Lajme

Buzhala: 50 vjet drenicakët nuk ishin nëpër puna, ata ia kanë pa hajrin Lushtakut e Thaçit

Gazetari Berat Buzhala ka dhënë shpjegimin e tij për situatën në Skënderaj. Buzhalaka thënë se “Loja e VV-së ishte që ta përçajë Drenicën përmes Bekim Jasharit”.

Sipas tij, edhe Ramush Haradinaj e ka bartur vëllaun e tij të vrarë në malet e Kosovës, por të gjithë e kanë kritikuar kur ka hyrë në politikë. Sipas tij drenicakët e dijnë më mirë se kënd duhet ta votojnë.

Sipas tij, kur ka fituar PDK në Drenicë, prishtinalitë janë tallur me këtë fakt duke thënë se Lushtakut e Thaçi po i shtrojnë rrugët e asfaltin po e dërgojnë atje. Poashtu, duke thënë po i mbushin autobusët e po i punësojnë në Prishtinë.

Sipas gazetarit Buzhala, Drenica ishte e diskriminuar, sepse 50 vjet drenicakët nuk ishin nëpër puna as në Jugosllavinë e vjetër e as në të rejën, e mandej ata ia kanë pa hajrin Lushtakut e Thaçit.

VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=NBmb4D-BbvI

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close