fbpx
Lajme

 Pas ankesës së PDK-së, Gjykata ia bllokon ZRRE-së tarifat e shtrenjta të energjisë

Partia Demokratike e Kosovës nesër do të mbajë konferencë për mediakonferencë kjo e cila do të fillojë në ora 12:00.

Ndërsa, FrontOnline mëson se kjo konferencë ka të bëjë me një aktvendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës, ku kjo parti ka paditur Zyrën e Rregullatorit për Energji lidhur me tarifat e reja të cilat kanë hyrë në fuqi më 9 shkut të këtij viti.

Në dokumentin të cilin e posedon FrontOnline thuhet se “ shtyhet ekzekutimi i vendimit Nr.077/22 i datës 09.02.2022 i publikuar më datë 16.02.2022 i të paditurës Zyra e Rregullatorit për Energji me seli në Prishtinë derisa gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditëses”, shkruan FrontOnline.

Përndryshe, më 9 shkurt 2022 kanë hyrë në fuqi tarifat e reja të energjise elektrike, të cilat janë më të shtrenjta për 100% për konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovate/ orë në muaj. Kjo sasi e energjisë shpenzohet nga shumica e konsumatorëve që nuk kanë burime tjera të ngrohjes përpos rrymës./FrontOnline

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close