fbpx
Lajme

Geci: Rexhep Qosja ishte bashkëpunëtor i gruas së Fadil Hoxhës, këshilltari i Kurtit nipi i Xhevdet Hamzës

Ish deputeti i LDK-së dhe ish luftëtari Gani Geci ka reaguar ashpër pas publikimit të dokumentit ku dëshmohet se komunisti Fadil Hoxha kishte dhënë firmën e tij për bashkangjitjen e Kosovës nën Serbi. Ai ka publikuar dokumentin në faqen e tij por edhe ka përmendur disa fakte sipas tij.

Ai ka shkruar se:

Publikohet dokumenti që Fadil Hoxha me shokët e tij sllavo-kumunist me vetë dëshirë i’a bashkuan Kosovën Serbisë.Ju nostalgjikët e komunizmit Ruso-Sllavo-Enveristo-Titist ndërtonja tash përmendoren Fadil Hoxhës pasi që e keni lënë përgjysmë së pari ti kryetarja e grupit parlamentar të LVV-së Mimoza Kusari qe ke pas marr inciativë edhe ju kumunistat e PDK-së alias të LVV -së edhe Isa Mustafa si Komunist i fundit i vitit 1989 edhe ju nipa e stërnipa të OZN-së e të UDB-ë alias të SHIK-ut që ne emër të UÇK-ës varrosët me nderime ushtarake Fadil Hoxhën edhe ti Rexhep Qosja bashkëpuntori i Vahide Hoxhës (gruas sê Fadil Hoxhës)edhe ti Veton Surroi djali i motrës së Vahide Hoxhës edhe ti këshilltari i Albin Kurtit, nipi i Xhevdet Hamzës ndërtonjani tani përmendorën Fadil Hoxhës.Prandaj une e kam dashtë presidentin Historik Ibrahim Rugova sepse ai kurr as nuk ju tha ngushllime as zoti ju lasht shendosh as zoti ju marroftë për koministin Fadil Hoxha.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close