Marrëveshja (2018-2028), Veseli në 2018 paralajmëronte ardhjen e raketave Javelin dhe armatimeve të tjera
Departamenti i Shtetit miratoi shitjen e mundshme të raketave Javelin për Kosovën, me një vlerë prej 75 milionë dollarësh. Kërkesa tani i shkon kongresit amerikan për aprovim.
Në vitin 2018, kur Kosova e formoi Ushtrinë e saj u arrit marrëveshja 10 vjeçare (periudha e tranzicionit) për rritjen e kapaciteteve ushtarake të ushtrisë së Kosovës.
Me 3 dhjetor të vitit 2018, mediumi Koha kishte paralajmëruar vizitën e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit në SHBA për të arritur një marrëveshje për ngritjen e kapaciteteve ushtarake.
“Qëllimi i vizitës janë koordinimet me partnerët amerikanë para formimit të ushtrisë, pastaj ndihma e SHBA-së për ngritjen e kapaciteteve ushtarake”, shkruante Koha në 2018.
Në një video të publikuar sot, shihet Kadri Veseli duke paralajmëruar ardhjen e armatimit tokësor e ajror për ushtrinë e Kosovës, në periudhën 2018-2028.
“Do të ketë edhe mjete të blinduara, por edhe pajisje të tjera më ofanzivë por edhe më defanzivë. Do të ketë po ashtu pajisje të cilat janë për mbrojtjen e hapësirës sonë ajrore dhe tokësore”, thoshte Kadri Veseli në 2018 pas vizitës në SHBA. Ky ishte paralajmërim edhe për ardhjen e raketave Javelin.
VIDEO: https://www.facebook.com/100044181351853/videos/7171397469587611
Kryeministri i tanishëm Albin Kurti, në vitin 2011 deklaronte që Kosova nuk do të ketë kurrë ushtrinë e saj dhe në vitin 2014 ai kishte votuar kundër Ushtrisë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.