A ka patur Jonida Vokshi ngacmime seksuale nga kolegët?
Aktorja dhe prezantuesja e njohur Jonida Vokshi ka qenë e ftuara speciale e emisionit “Pop Culture”.
Në intervistën e gjatë, artistja ka rrëfyer për një sërë gjërash, që nga karriera, preferencat e saj, etj.
Jonida, për çfarë je më shumë kurioze?
Jonida Vokshi: Për gjërat e përditshme nuk jam kurioze. Kurioze jam për t’i shtuar më shumë background formimit tim.
Ti ke qenë “Miss”, çfarë të shtyu të merrje pjesë në një konkurs të tillë?
Jonida Vokshi: E kam thënë edhe herë tjetër, nuk do ta quaja fillim të karrierës time pasi ka qenë thjesht një eksperiencë që të merresha me modeling. Në vitin 2003 isha 17 vjeç dhe ishte eksperienca ime e parë, e kam shijuar shumë dhe e kujtoj me qejf.
Më mirë aktore apo prezantuese?
Jonida Vokshi: Aktrimin apo regjinë, që ende nuk e kam vënë në jetë, e kam dhe në vena. Kam që e vogël që e dëshiroj. Ndërsa prezantimi nuk nisi me atë dashurinë e madhe, por rrugës e fitoi. Ndaj nuk i ndaj dot, nuk bëj dot pa njërën apo tjetrën.
Është më i vështirë ekrani i vogël apo ai i madh? Ku e ndjen më shumë konkurrencën?
Jonida Vokshi: Nuk bëhet fjalë për konkurrencë. Duke qenë e shpërndarë tek të dyja nuk i kam kushtuar vëmendje konkurrencës. Por janë dy gjëra të ndryshme se konkurrenca në ekranin e vogël është e përditshme, ndërsa ajo në ekranin e madh mund të ndodhë njëherë në jetë.
Ti e di sa e bukur dhe e talentuar je?
Jonida Vokshi: Jo, madje ndihem në siklet kur ma thonë të tjerët. Më pëlqen ta dëgjoj, por ndihem edhe në siklet, sidomos kur thonë ‘sa e bukur’, ‘sa kinge’, etj. Preferoj më tepër vlerësimet për profesionalitetin.
Ti sapo ke përfunduar xhirimet e një filmi të ri, çfarë mund të na thuash?
Jonida Vokshi: Ka një javë e ca që ka përfunduar. Ishte një film me një skenar fantastik, plus regjisori është shumë i talentuar. Isha një vajzë 7-8 muaj shtatëzënë, një eksperiencë që ishte shumë e veçantë për mua. U përdor një bark prej silikoni, por me kalimin e ditëve u mësova dhe më pas s’e lëshoja barkun.
Tani edhe Digitalb është bërë shtëpia jote, kush është shtëpia e parë për ty?
Jonida Vokshi: Digitalb është shtëpia ime, por shtëpia e parë është makina sepse udhëtoj shumë.
Mendon të kthehesh në Top Channel?
Jonida Vokshi: E mendoj. Top Channel e shoh shumë afër sepse Digitalb, Top Channel, Top Media janë e njëjta gjë.
Po teatri?
Jonida Vokshi: Teatri është si dashuritë e para. Është deri diku prezent në jetën time, por do të mbetet gjithmonë ashtu. Kushtet në teatër nuk janë më të mirat, por dua t’i rikthehem sepse ajo që më jep më shumë emocion është marrëdhënia direkte me publikun. Është një magji që nuk e ka askush tjetër, as televizioni, asgjë.
Së fundmi është diskutuar skandali i Weinstein. A ke patur në eksperiencën tënde ngacmime?
Jonida Vokshi: Jo. Sepse jam futur që e vogël në botën e aktrimit, jam rritur në Kinostudio dhe i njoh të gjithë, të vjetrit e të rinjtë, aktorë e regjisorë. Edhe kur kemi bashkëpunim sot më trajtojnë si atë gocën e vogël dikur.
Po sa i takon dashurisë?
Jonida Vokshi: Do të doja që një dashuri që e meriton të përfundojë me martesë.
Çfarë duhet të ketë ai djali një karakteristikë?
Jonida Vokshi: Si nisje e parë, sepse gjatë rrugës do ketë të tjera, duhet të ketë karizmën.
Top Channel