fbpx
Lajme

Akademiku britanik: Gjykata Speciale ka qenë e dizajnuar për ta delegjitimuar pavarësinë e Kosovës

Akademiku i Britanisë së Madhe, profesori në Universitetin e Oxfordit dhe autori i librit për UÇK-në, James Pettifer, ka reaguar ndaj publikimit të inicimit të aktakuzës kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

Në një intervistë për KosovaPress, Pettifer ka thënë se krijimi i Gjykatës Speciale është i padrejtë dhe pa bazë të ardhshme për Kosovën, kur dihet që ka aq shumë krime serioze, zhdukje të njerëzve dhe çështje të tjera që nuk janë zgjidhur nga ana e Serbisë.

“Pikëpamja ime gjithmonë ka qenë se në esencë kjo ka qenë një ‘gjykatë kangur’. Edhe performanca e saj administrative në pesë vitet e fundit ka qenë shumë e dobët. Mendoj, siç edhe kam menduar më herët, që ka qenë e dizajnuar për ta delegjitimuar pavarësinë e Kosovës. Ka arsye shumë të forta për shqiptarët që të refuzojnë bashkëpunimin me këtë gjykatë”, ka theksuar ai.

Sipas profesorit britanik, nëse njerëz në pozicione të larta kanë kryer krime, ata mund të arrestohen dhe të gjykohen nga mekanizma juridik normal si në çdo shtet tjetër.

Ai ka theksuar se ekziston një tendencë për të rishkruar historinë.

“Ekziston një lëvizje e organizuar në pozicione qeveritare të Serbisë për ta barazuar periudhën e Millosheviqit, disi si pasues të aspekteve më të mira të Jugosllavisë në të kaluarën. Kjo është thjeshtë histori e rrejshme”, ka shtuar ai.

Pettifer ka thënë se Kosova duhet ta distancojë veten shumë më shumë nga politikat e jashtme të fuqive të mëdha kur ato – ose së paku disa nga to – duan ta shkatërrojnë zgjidhjen/marrëveshjen e pas 1999-ës dhe pavarësinë e 2008-ës.

“Shihet qartë që Serbia është përfituesja më e madhe e aktiviteteve të Dhomave të Specializuara. Nuk mendoj që Moska është aq e interesuar”, ka thënë ai.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close