fbpx
Rozë

Ardian Bujupi nuk e hedh poshtë mundësinë e lidhjes me ndonjë fanse (Video)

Ardian Bujupi ka qenë i ftuar në emisionin Pop Culture të Top Channel, ku iu është përgjigjur pyetjeve të shumta.

Nikoqirja e emisionit e ka pyetur edhe për marrëdhëniet me fanset e këngëtarit.

“Ka shumë personazhë publikë janë martuar me fanse… do ta bëje ti?”, ishte pyetja e prezantueses.

“Unë nuk besoj që them jo, se ndoshta ndodh”, është përgjigjur Ardiani.

Ai ka thënë se shpenzon më së shumti para për tesha dhe për bileta të aeroplanëve.

Këngëtari ka thënë se nuk di që ka ndonjë fobi qoftë nga shtazët apo gjërat tjera.

Ndërsa kur është pyetur për himnin shqiptar, nuk ia ka ditur tekstin, por e ka ditur melodinë.

Në videon e mëposhtme mund t’i dëgjoni disa prej përgjigjeve interesante të Ardianit. /Telegrafi/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close