fbpx
Lajme

Edhe Glauk Konjufca e posedon një villë e dy banesa në emër të tij

Në regjistrin e publikuar nga AKK-ja, Konjufca ka të deklaruara tri banesa, një tokë dhe një shtëpi vikendi, shkruan teve1.info

Në deklarim shihet se kryetari i Kuvendit i ka dy banesa në emër të tij, teksa një banesë tjetër dhe toka janë në emër të prindit të tij. Në formular bëhet e ditur se shtëpia vikend është pasuri e përbashkët.

Tutje, Konjufca ka deklaruar se para të gatshme ka 8 mijë e 243 euro, ndërsa tek detyrimet financiare ka të deklaruar një kredi prej 67 mijë e 125 eurosh, për 12 vite.

Të hyrat vjetore të Glauk Konjufcës kapin shifrën prej 26 mijë e 373 si kryetar i Kuvendit të Kosovës, 4 mijë e 952 nga Lëvizja Vetëvendosje dhe mëditje nga Kuvendi në shumën prej 962 euro.

Deklarimin e plotë mund ta gjeni KËTU. /Teve1.info/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close