fbpx
Lajme

LAJMI I FUNDIT: Konsulata amerikane nën sulm raketor 

Shumë raketa dyshohet se kanë sulmuar bazën në Erbil – në veri të Irakut – ka njoftuar agjencia shtetërore e lajmeve duke cituar guvernatorin e Erbilit.

Më shumë se tri shpërthime janë dëgjuar por ajroporti i qytetit nuk besohet të kenë qenë pjesë e shënjestrave, tha zëvendësministri Hiwa Afandi.

Z. Afandi shkroi: “Raketat e përdorura kësaj here ishin më të ndryshme, më të mëdha dhe më të sakta dhe besoj që kërkonin sisteme më të mira lansimi.”

Edhe tri shpërthime tjera ishin dëgjuar, deklaroi ndërkohë kreu i marrëdhënieve të jashtme me medie, Lawk Ghafuri.

Ai shtoi se forcat e sigurisë ishin duke e hetuar incidentin.

(I PËRDITËSUAR)

Në raportimin e fundit në Alarabiya, versioni në gjuhën angleze, thuhet që raketat kanë ranë në afërsi të konsulatës amerikane, duke shtuar se “një varg shpërthimes” ishin dëgjuar në qytet.

Deri tash nuk është raportuar për ndonjë viktimë.

Erbili është kryeqyteti i rajonit autonom kurd në veri të Irakut, raporton Reuters.

Sipas të dhënave të fundit, projektilet e përdorura në sulm ishin raportuar të ishin të Fateh-110 nga Irani./nacionale/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close