fbpx
Lajme

Ekskluzive: Komplikimet e një marreveshje teknike – Kompetencat e Asociacionit janë problemi

Kosova dhe Serbia mund të jenë afër arritjes së një marrëveshjeje teknike këto ditë kur të takohen dy kryenegociatorët, Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ai serb, Petar Petkoviq, si Drejtor i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë”. 

Gazeta 10 ka mësuar nga burimet ndërkombëtare për elementet e marrëveshjes së mundshme, dhe cilat janë temat që po i ndajnë palët në bisedime. 

Një nga temat me emergjente që është shtruar në tavolinën e bisedimeve është çështja e targave, ky zbatimit i vendimit të qeverisë për reciprocitet kërkohet që të bëhet brenda një afati më të gjatë kohor dhe t’iu lihet më shumë hapësirë serbëve.

Madje ai konsiderohet edhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 dhe Marrëveshjen për Lirinë e Lëvizjes nga 2011 – si pjesë e asaj të 2013.

“Kërkohet që zbatimi i vendimit për targat në very të bëhet me një afat më të gjatë kohor sepse duhet të kihet parasysh që për veturat me regjistrim të Kosovës duhet edhe patent të shofer të Kosovës. Për të marrë një të tillë duhen shumë dokumente kosovare dhe kjo paraqet vështrësi të madhe për serbët e Kosovës dhe merr kohë” ka thënë burimi për Gazeta 10.  

Sa i përket Asociacionit, sfidat janë të mëdha. Marrëveshja e nënshkruar në vitin 2013 përmban disa procedura që janë qartësuar më mirë në marrëveshjen e shtator të 2015, të nënshkruar nga Mustafa – Vuçiq. 

Ky burim i ka thënë Gazetës 10, se “atëherë ishte vendosur dhe nënshkruar që një grup udhëheqës prej pesë serbëve do të emëroheshin për ta shkruar Statutin me kompetencat e Asociacionit. Pas shumë takimeve me organizata ndërkomëbtare si OSBE, OKB, Zyra e BE-së dhe me institucione lokale – Statuti i ishte dorëzuar qeverisë së Kosovës në vitin 2018 por ishte pezulluar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Ky është problemi kryesor. Pra nuk është problem Asociacioni vetvetiu por natyra e kompentecave që duhet të përmbajë”. 

Në fund, burimi ka komentuar edhe përfshirjen amerikane përmes të të Dëguarit të Posaçëm të SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar.

“Supozohet që Escobar mund të ketë arritur zgjidhjen e parë” në dialog, ka thënë burimi.

Me 18 gusht, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Vuçiq u takuan në Bruksel por pa ndonjë rezultat të prekshme në bisedime.

I vetmi pajtim ishte  – të mos prononcoheshin për media.  

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close