fbpx
Lajme

Gafa e rëndë e Bashkimit Evropian, Kurtin nuk e njeh si kryeministër, “lider i opozitës kosovare”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen të enjten më 18 gusht në Bruksel, pas më shumë se një viti nga takimi i tyre i fundit, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Takimi i nivelit të lartë mbi dialogun Prishtinë-Beograd do të mbahet në Bruksel ku do të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrell dhe përfaqësuesi special i BE-së Miroslav Lajçak.

Në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian bëhet e ditur se takimi do të nisë të enjten në orën 10:30 dhe do të fokusohet në rrugën përpara në dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Por, Komisioni Evropian ka realizuar një gafë të rëndë duke iu referuar Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës, në njoftimin e saj në uebsajtin zyrtar.

KE-ja i është referuar Kurtit si “lider i opozitës kosovare*”. Nuk i është referuar si kryeministër.

“Takim bilateral me Albin KURTI, lider i opozitës kosovare*”, thuhet në njoftimin e Komisionit Evropian.

Pastaj, në njoftim bëhet e ditur se do të realizohet një takim dypalësh mes përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimi tre palësh, mes kryeministrit Kurti, presidentit serb Vuçiq dhe përfaqësuesve të BE-së, do të realizohet pas takimeve dy palëshe./paparaci/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close