fbpx
Lajme

Kelmendi nga Haga: Diplomatëve të huaj u them që kjo Gjykatë është e njëanshme

Shkruan: Adriatik Kelmendi

Në emër të drejtësisë!
Sapo përfundova vizitat te Hashim Thaçi, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi në Hagë, ku e takova edhe Kadri Veselin.
Dy herë e kam intervistuar dhe kam dëgjuar argumentet e Presidentes së Dhomave të Specializuara, gjyqtares Ekaterina Trendafilova, me të cilën kemi dakorim edhe për një intervistë të tretë.
Disa herë i kam intervistuar dhe kam dëgjuar argumentet e avokatëve ndërkombëtarë dhe vendorë të të akuzuarve.
Vazhdoj ta mendoj, ta shkruaj dhe ta them me zë të lartë atë që ua kumtoj edhe diplomatëve të huaj dhe kujtdo që i intereson, se:

  • Kjo gjykatë është e njëanshme se është bërë kundër një etnie, asaj shqiptare, dhe si e tillë është e paprecencë në analet e drejtësisë;
  • Është nisur me një supozim për krime të caktuara si “trafikimi i organeve”, por ka përfunduar me aktakuzë krejt gjithpërfshirëse;
  • Është e çuditshme se me krimet e supozuara të ndërlidhura me luftën janë marrë Gjykata e OKB-së në Hagë, gjykatat e UNMIK-ut, ato të EULEX-it, gjykatat vendore dhe gjykatat e Serbisë, por tash u desh të krijohet edhe një kreaturë hibride që fillon me diçka e trajton krejt tjetërçka;
  • Është krejtësisht joprofesionale që procedurat gjyqësore të zgjasin përtej çfarëdo afati ligjor dhe të bien ndesh edhe me Kushtetutën e Kosovës, me ligjet e së cilës është themeluar dhe askush të mos thirret në përgjegjësi për këto lëshime;
  • Dhe se, mbi të gjitha, gati 25 vjet pas fillimit të luftës, në procese gjyqësore janë disa shqiptarë që luftuan për t’u çliruar nga krimet e Millosheviqit, kurse Millosheviqi nuk u dënua kurrë dhe serbë të niveleve të larta nuk ka nëpër gjykata për krimet e shumë luftërave që kanë zhvilluar.

Gjithmonë jam angazhuar për viktimat dhe për drejtësinë. Vazhdoj të angazhohem për viktimat dhe për drejtësinë.
Por të gjithë e dimë se nganjëherë është një vijë shumë e hollë që ndan drejtësinë me padrejtësinë. Se duke mos pasur kujdes, mund të shkaktohen viktima të tjera.
E pastaj në vend të drejtësisë arrijmë – padrejtësinë!

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close