fbpx
Lajme

Haradinaj: Reduktimet e rrymës paaftësi e Qeverisë Kurti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar qeverinë për keqmenaxhim duke thënë se reduktimet janë si pasojë e paaftësisë së Qeverisë Kurti.

“Çështja e reduktimeve shihet që është menaxhim i keq i kësaj qeverie, të kesh reduktime në gusht faji dihet ku është, paaftësia e kësaj qeverie”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka folur pas takimit me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, të cilit ka thënë se i ka kërkuar mbështetje për politiken e jashtme.

“Kemi diskutuar çështjen e hekurudhës Kosovë – Shqipëri, kemi folur për bashkëpunimin në energji. Kemi kërkuar ndihmën e Shqipërisë në politikën e jashtme, veçanërisht të përshpejtohet arritja e marrëveshjes Kosovë – Serbi për njohje reciproke”, ka thënë ai.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close