fbpx
Rozë

I dashuri i adoleshencës zbulon një sekret të tmerrshëm të Nihanit

Komente dhe deklarata të habitshme për aktoren e njohur Neslihan Atagul vijnë nga i dashuri i saj i adoleshencës.

Sipas prezantuesit të njohur turk, Erol Köse, i cili i dha hapësirë në emisionin e tij ish të dashurit të Atagulit, aktorja e njohur i ka harruar të gjithë pasi është bërë e famshme.

“Pasi u bë e famshme harroi edhe të atin”, tha ai në një postim poshtë fotos së Atagulit, ku ishte përkrah ish-të dashurit të saj, emri i tëcilit nuk bëhet i ditur.

Sipas pretendimeve të Kosë, i cili i mbështet në rrëfimet e ish-tëdashurit të Atagul, ajo i ka harruar të gjithë pasi u bë e famshme: “Pasi u bë e famshme na harroi të gjithëve. Babanë e shkretë e braktisi në krevat dhe iku. I ati vdiq nga mërzia, edhe ne na ka harruar”.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja turke “Sabah”, e cila nuk ka mundur të vërtetojë në mënyrë të pavarur historinë e të atit të aktores.

Aktorja 25-vjeçare u dashurua me bashkëshortin e saj të tanishëm, Kadir Dogulu, në serialin “/Mes Dy Dashurish/”, ku luajti rolin e /Nerimanit/. Fama e aktores së re u rrit edhe më shumë me rolin e /Nihanit/ në serialin “/Dashuri Pafund”/.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close