fbpx
Lajme

I dënuari për keqpërdorim seksual me të miturën thotë se Adem Jashari ka lindur me 10 tetor e jo 28 nëntor

Gazmend Halilaj, ka thënë se nuk ka festë në Kosovë, që nuk kalohet pa “rrejtur”.

Ai ka pyetur se pse duhet të gënjehet që komandanti legjendar Adem Jashari ka lindur me 28 nëntor, kur ai ka lindur me 10 tetor.

Ngoni miq, e di që është eufori dhe i pranoj edhe fyerjet, por ngoni. A ka ndonjë festë që e kalojmë pa rrejt?Pse duhet të gënjejmë që: Adem Jashari, ka lind me 28 Nëntor, kur (Ai) ka lind me 10 tetor 1955, dhe kurrë as se ka ndryshuar, madje as kërkesë s’ka bërë për ta ndryshuar atë,” ka shkruar Gazmend Halilaj.

Por, vite më parë, Bekim Jashari e kishte demantuar Nexhmedin Spahiun i cili kishte pretendime të njëjta.

Postimi i plotë i Bekim Jasharit:

“Na qenka lajmëruar z.Nexhmedin Spahiu???!!!

Ai mund të jetë gjithçka në jetë, profesor, doktor shkence, i arrirë, por kurrë gazetar!

Profesioni, për të cilin ai luftoi tërë jetën për të përvetësuar, e që nuk ia doli, për fat të tij të keq, do ta kishte detyruar t’i bindej fakteve të prekshme e të gjalla. Gazetarët, më fjalë të tjera, merrem me fakte, e jo me “gojëdhëna”.

Më poshtë, me keqardhje ndaj dashamirëve të Familjes Jashari, qytetarëve të Komunës së Skenderajt dhe të gjithë të tjerëve, që nuk mendojnë si të tillët (si puna e Nexhmiut), po ua sjell në vëmendje “dyshimet” e këtij të fundit, për alamet gjetjen, rreth datëlindjes së Komandantit Legjendar të UCK-së, Adem Jashari.

Ja postimi:

“Kush është ai që i falsifikoi ditëlindjen Adem Jasharit. Nga 10.10.1955 e bëri 28.11.1955?!!!

Duhet me u hi gazetave mbas 1998 e me gjetë kush është ai falsifikator i rrezikshëm e me e dënu. Sa më vjen inat që edhe vetë e kam hangër këtë mashtrim të paskrupullt e e kam përdorë në një shkrim timin, se nuk më shkonte mendja se dikush ka nevojë me rrejtë publikisht aq paskrupullt”.

Ndërkaq, unë po e sjell një dokument që ka emër e mbiemër, vulë të institucionit, ka shënime dhe të dhëna, që mund t’i shërbejnë “ideatorin e kombit kosovar”, për t’u bindur se “të hëngrit” e mashtrimeve të kujtdo qofshin ato, i takojnë atij që i injoron faktet, e që në vend të tyre, ushqehet me të pavërteta” (sic.), ka shkruar Jashari.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close