fbpx
Lajme

Idrizi dhe Bahtiri akuzojnë njëri-tjetrin për nepotizëm

Debati mes kandidatëve të Mitrovicës, vazhdon të jetë me akuza.

Kësaj radhe, kandidatja e PDK-së për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi dhe kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e AKR-së, Agim Bahtiri kanë akuzuar njëri tjetrin për nepotizëm.
Sipas Bahtirit, në Organizatën Joqeveritare SBN, të cilën e udhëheqë Idrizi, ajo ka punësuar vëllanë dhe motrën e saj.
Këtë e ka pranuar vet Idrizi, duke thënë se vëllai i saj ende punon në atë organizatë si roje. Ndërsa ajo ka kundërshtuar se ka punësuar dhe motrën e saj.
Në anën tjetër, Idrizi thotë se është Bahtiri ai që ka bërë nepotizëm. Sipas saj, ai ka punësuar motrën dhe dhëndrrin.
Por, këtë e ka kundërshtuar Bahtiri duke thënë se motra e tij ka qenë profesoreshë në gjimnazin e Mitrovicës, 9 vite para se ai të bëhej kryetar i Mitrovicës.
Më tej, Idrizi ka vazhduar për ta akuzuar për nepotizëm, duke thënë se ai i ka dhënë emrin e babit të tij një rruge në fshatin Gushavc të Mitrovicës.
Këtë e ka kundërshtuar Bahtiri, duke thënë se kjo gjë nuk është bërë me vullnetin e tij, mirëpo vet fshati e ka kërkuar një gjë të tillë, pasi, sic thotë ai babai i tij ka qenë njeri human.
“Fshati ka vendosur që t’ia vë emrin e tij. U votua në Kuvend dhe ka shkuar sipas procedurave ligjore. E kam pasur një baba që e kanë njohur e gjithë Kosova dhe i gjithë regjioni. Në fakt unë kam kundërshtuar, por nuk kam vendosur unë”, ka thënë Bahitiri./Indeksonline/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close