Lajme
Ish-këshilltari i Kurtit thotë se Gucatin e Haradinajn për pak famë i mori në qafë Tomë Gashi
Dy krerët e OVL-UÇK-së Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, u dënuan me nga 4 vjet e gjysmë burgim.
E fajin për këtë, ish-këshilltari i Kurtit, Durim Berisha, ia lë Tomë Gashit – avokatit të veteranëve në kohën e arrestimit të tyre.
Berisha madje nuk hezitoi ta quajë Tomë Gashin ahmak e sharlatan dhe bëri thirrje të kihet kujdes nga kush merren këshillat juridike.