fbpx
Lajme

Ismail Kadare: Pacolli ka vënë në shërbim të Kosovës personalitetin e tij

Shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare, kishte pritur në shtëpinë e tij në Paris, ish zëvendëskryeministrin e parë, njëherësh ish shefin e diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli.

Kadare e kishte vlerësuar si shumë të rëndësishme që Pacolli kishte zgjedhur pikërisht Francën, si njërin nga vendet e para për ta vizituar në kuadër të turneut të tij diplomatik dhe e ka cilësuar pozitivisht ardhjen e tij në krye të diplomacisë kosovare.

“Më vjen mirë, që e kam mysafir në shtëpi ministrin e jashtëm të Kosovës, z. Pacolli, që e kam takuar dhe në Kosovë. Më vjen mirë, që ai ka vënë në dispozicion emrin e vet, suksesin e vet, autoritetin e vet në shërbim të Kosovës”, kishte thënë shkrimtari Kadare.

Ai kishte thënë se ministri Pacolli po kontribuon për ta afruar Kosovën me Evropën, pasi që shqiptarët janë pjesë e Evropës.

Ndërsa, ministri Pacolli e ka falënderuar shkrimtarin Kadare për kontributin e tij të çmuar, në mënyrë të veçantë për Kosovën.

“Vizitën time zyrtare në Francë e kam filluar në shtëpinë e penës me të ndritur shqiptare, shkrimtarit të madh dhe të njohur e vlerësuar në gjithë botën, Ismail Kadare. E falënderova me gjithë zemër për kontributin e pa zëvendësuar, që ai dha, veçanërisht për Kosovën, duke filluar me demonstratat e viteve 80, Rambujenë, me artikujt e shumtë në shtypin francez”, ka thënë Pacolli.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close