KurioziteteLajme
Kosovari që e la duhanin, i tregon publikisht paratë e kursyera
Shaban Guri nga Kaçaniku ka bërë bujë në rrjetet
sociale, duke treguar publikisht kursimet e tij.
Sipas përshkrimit të tij, ai këto kursime i ka bërë duke e lënë duhanin.
“Kush thotë se duhani dëmton shëndetin gabon, duhani dëmton edhe buxhetin. Këto kursime janë nga ndalimi i duhanit”, ka thënë Guri, duke publikuar monedhat 2-euroshe që ka kursyer.
Mes tjerash ai ka zbuluar se me këto para të mbledhura do të bëjë një vizitë në Mekë.