fbpx
Lajme

Arkeologu austriak: Ilirët përgjatë antikiteti janë evidentuar si një popull shumë luftarak si në tokë dhe në det

Ilirët përgjatë antikiteti janë evidentuar si një popull shumë luftarak si në tokë dhe në det.

Por kur Ilirët nuk kishin luftë për të bërë, ose nuk kishin grindje me fqinjtë e vet, jepeshin mbas ëndjeve e gëzimeve të jetës: thërrisnin miq të afërm për drekë e darkë, të cilat bëheshin me shpenzime të mëdha, e ku ishte zakon, që miqtë të pinin gjersa të mundeshin e mandej edhe të deheshin.

Ndër këto festa e argëtime merrnin pjesë edhe gratë, të cilat përcillnin për në shtëpi burrat e tyre të dehur. Ardianëve u kushtoi një herë shumë shtrenjtë parregulllsia në haje e në pije.

Keltët, të cilët në vitin 400 pr.K hynë në Illyrikum, e njihnin këtë veti të Ardianëve, dhe e përdorën mjeshtërisht për një fitore të buhitur ndaj tyre.

Ata përgatitën lëmin e festës ushtarake, si një specialitet të tyrin, me gjellë e pije, duke përzierë në to barna që të merrnin mendjen, e si ua lanë “miqësisht” në derë, bënë sikur do të ktheheshin dhe nga ana tjetër ndenjën në pritje në një vend të afërm.

Ardianët porsa panë se u larguan keltët, ranë pre e vetvetes dhe e lakmisë, po ashtu edhe e synimit të armikut: iu vunë të ngërnit e të pirit, u zhgërryen mirë e mirë e nëpër gjellë e në pije të gatitura për merak, por menjëherë u dehën.

Keltët, atëherë, dolën prej pritës, i sulmuan dhe pa pikën e mundimit, i mundën mos më keq.

Mbretërit ardianë u jepnin të nënshtruarëve të tyre shembull të mirë në vesin e pijes: si krerë të këtij vendi numërohen Agroni e Genti; i pari vdiq nga pija e tepërt dhe i dyti, kur kishte gotën në dorë, nuk dinte ç’ishte masa e pijes, prandaj dhe bëri gabime të rënda si sundimtar.

Pija kombëtare e ilirëve ishte birra, që quhej sabaja, e cila përgatitej prej elbi, prej meli, ose prej gruri. Por edhe vera pihej me shumicë. Është për tu përmendur edhe mikpritja e çmueshme e ilirëve.

Marrë nga libri i Karl Patsch, Ilirët

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close