Lajm i rremë për binjakët “Albini e Vjosa”, ja ku është marrë fotografia

Fotografia e dy binjakëve të posalinduar ku thuhet se u pagëzuan me emrin e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, po del të jetë i rrejshëm, shkruan Gazeta Insajderi.
Në disa faqe të huaja fotografia e këtyre dy binjakëve ekziston edhe më herët, e aq lehtë mund ta gjesh edhe në google.
Kjo fotografi e marr në internet, u manipulua me një përshkrim në gjuhën shqipe duke thënë se prindërit e këtyre binjakëve nuk kishin fëmijë që prej 15 viteve dhe pas ardhjes në jetë të tyre, prindërit kishin vendosur që t’i pagëzonin Albin dhe Vjosa.
Madje në fotografinë e publikuar nuk shihet emrin se nga kush është publikuar. Vetëm se kishin uruar t’i ngjajnë Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit.
Kjo kishte ‘mbushur’ zemrat e simpatizantëve të dy politikanëve, e sidomos kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, të cilët e kanë publikuar edhe në një grup të quajtur “me kryeministrin”./ Insajderi.org