Lame: Pas plagosjes, e vizitova Rafet Ramën në spital, ai mbylli sytë që të mos më shoh
Gjatë viteve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (1997-1999) Kudisi Lama ka qenë komandant i Divizionit të Kukësit në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Ai tregoi ekskluzivisht se si e kishte vizituar luftëtarin nga Drenica, i cili atë kohë ishte student z. Rafet Rama në Spitalin e Tiranës pas plagosjes së tij në ditën kur ishte vrarë edhe luftëtari Luan Haradinaj.
Gjeneral Kudusi Lame tregoi se “kur e vizitova në Spital, i vura dorën te balli dhe i thash si ndihesh, ai i hapi sytë dhe i mbylli fort duke i shtrënguar dhe nuk donte të më shihte”.
Ai tregoi se pas këtij momenti, “oficerët e mjekët e Spitalit u tronditën sepse menduan se unë do ta marr si fyerje“, por që “unë përsëri i thash do bëhesh mirë dhe u thash mjekëve kujdesuni për djalin sepse ai nuk ka asnjë inat me mua sepse nuk njihemi fare, por atë reagim e ka shkaku i uniformës time, dhe këtë reagim e ka shkaku i uniformës, sepse nuk e di a është e ndonjë mirëdashësi apo e ndonjë krimineli, dhe ai kur e pa uniformën nuk deshi ta shikojë më“.