fbpx
Lajme

Luma tronditë: Flitet se Tahir Zemaj ishte në helikopterin që ka gjuajtur Tahir e Nebih Mehën

Në vitin 2001 Ernest Luma dhe Skënder Krasniqi kishin publikuar një libër me titull “Kështu bëri Tahir Zemaj”. Aty ishin paraqitur shumë dokumente ku ishte kritikuar ashpër veprimtaria e Tahir Zemajt.

Ndër të tjerash, Tahir Zemaj ishte implikuar nga autorët e librit si dezertues dhe trafikant droge.

Por, autorët kanë cituar edhe prindin e dëshmorit Yll Morina që e ndërlidhin Tahir Zemajn me një ngjarje shumë të rëndë.

“Për majorin Tahir Zemaj kanë folur edhe shumë oficerë të tjerë të cilët kishin qenë të koordinuar nga Bukoshi, por që më vonë e kishin “braktisur” atë dhe i ishin bashkuar luftës për çlirimin e Kosovës, i kishin përqafuar radhët e UÇK-së. Për të na kishte folur edhe babai i dëshmorit Yll Morina, i cili pas dezertimit të shtatorit të vitit 1998 me urdhër të majorit Tahir Zemaj, ishte lënë që i plagosur të bie i gjallë në duar të policisë serbe, për të ndërruar jetë gjashtë muaj më vonë nga torturat – prej spitalit të okupuar të Prishtinës deri në Novi Sad”, tregojnë autorët në librin e tyre.

Më tutje autorët tregojnë se “Me urdhër të KOS-it, Tahir Zemaj do të sistemohet në Kosovë, në kohën kur veç kishte shpërthyer Lëvizja studentore e vitit 1981. Po në vitin 1981, flitet se ka qenë Tahir Zemaj ai që ka qenë në helikopterin që ka gjuajtur mbi Tahir e Nebih Mehën (djalë e babë), në ditën kur këta të fundit kishin zhvilluar një betejë të gjatë dhe heroike me forcat policore dhe ato ushtarake të regjimit të Beogradit“.

Në faqen 45 dhe 46 të librit të cilit ka qarkulluar në rrjetet sociale janë dokumentar dënimet e oficerit të ndjerë Tahir Zemaj.

Në aktakuzë thuhej se “i akuzuar Sejdi Rama… ka cekur se me rasti e qëndrimit në SHBA, te Demir Desku, në Dallas, me të cilin është njohur edhe më parë, ka kuptuar se ai merret me tregi me narkotikë, andaj, pasi që është njoftuar me të akuzuarin Tahir Zemaj dhe ka parë se ky luan bixhoz, këtij i ka thënë se e ka njeriun në Amerikë, të cilit mund t’i shesë narkotikë, ndërsa i akuzuari Tahir Zemaj i ka thënë se përmes disa personave në Prishtinë mund ta sigurojë narkotikun…”

Në Aktgjykimin e Gjykatës së Prishtinës të vitit 1988 përmendet edhe deklarimi i Tahir Zemajt, ku thuhet “… para personave të autorizuar zyrtarë… , pa asistimin e mbrojtësit, i akuzuar Tahir Zemaj e ka dhënë deklaratën e tij, duke cekur se ky dhe i akuzuari Sejdi Rama, nga Daut Kadriovski kanë blerë 0.5 kg narkotik, e pastaj e kanë marrë si hua edhe 1 kg,. në kohë dhe mënyrë ashtu siç i akuzuari Sejdi Rama cekë në mbrojtjen e tij.

Tahir Zemaj kishte thënë se këtë e ka bërë këtë duke i shërbyer Sejdi Ramës sepse ka menduar se ky i fundit është duke i kryer disa detyra speciale për SPBR, SPBF për të përgjuar rrjetin e drogës.

I akuzuari Sejdi Rama… ka cekur se “pas asaj, përmes të akuzuarit Muhamet Metaj kanë rënë në kontakt me Daut Kadriovskin, e këtë fakt nuk e kontestojnë as i akuzuari Tahir Zemaj e as i akuzuari Muhamet Metaj, kështu që këta dy janë marrë vesh me Daut Kadriovskin, i kanë tubuar të hollat dhe, në Prishtinë, në afërsi të restaurantit “Rugova” kanë blerë nga Daut Kadriovski 0.5 kg narkotikë të cilën ai pastaj ia ka çuar Demir Deskut në Dallas, e nga ai kanë fituar 18.000 dollarë, nga të cilët të akuzuarit Tahir Zemaj ia ka dhënë 14.000 dollarë e për vete i ka ndalur 2.500 dollarë dhe i ka llogaritur shpenzimet e udhëtimit”.



Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close