Merovci: Kadri Veseli në Rambuje ishte në rolin e ekspertit, ishte si hije, sa e shihje, sa humbte
Kadri Veseli përpos që ishte aktivisht i angazhuar në lëvizjet studentore, në demonstrata dhe pastaj në çlirimin e Kosovës, ai ishte edhe ekspert i delegacionit kosovar në Rambuje.
Adnan Merovci, bashkëpunëtori më i afërt i Presidentit Rugova, në librin e tij “Kështjella e mos (marrëveshjes), kishte shkruar pak fjalë për Kadri Veselin. Ai në ditarin e tij kishte shkruar se;
Takimi vazhdoi me këtë temë duke u konsultuar me këshilltarët. Lista me 5 ekspertët, sa lejoheshin atë ditë, që e kishte dorëzuar sot në Sekretariatin e Përgjithshëm të Konferencës, përbëhej nga Mark Veller, Morton Abramovic, Shenasi Rama, Kadri Veseli dhe Arsim Bajrami. Të gjithë këta i njihja, përveç Kadri Veselit, për të cilin ndërkohë kuptova se ishte njeri i afërt i Thaçit, por nuk mbaj në mend që ky të ketë thënë, qoftë edhe një fjalë të vetme në tavolinën e Delegacionit tonë.
Në ditët tjera Kadri Veselin e kam parë në shoqërim të Dino Hasanajt dhe të Shenasi Ramës. Ishte si hije, sa e shihje, sa humbte.