fbpx
Lajme

Enver Hasani i prerë dhe i qartë: Draft-statuti që e pranoi Kurti është statut i autonomisë serbe

Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, në një artikull të titulluar “Kushtetuta material e kryeministrit Albin Kurti” konkludon se draft-statuti është “statut i autonomisë serbe.

“Statuti i Autonomisë serbe ka liruar Gjykatën Kushtetuese nga ky stres i panevojshëm – ka eliminuar nga referimi Aktgjykimin e vitit 2015, duke e hedhur atë në shportën e historisë së gjërave pa asnjë vlerë. Në vend të tij është futur Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit, si dhe disa tekste të tjera ligjore që, në asnjë rrethanë, nuk guxojnë dhe nuk mund të shërbejnë si bazë për vlerësim të kushtetutshmërisë së Statutit të Autonomisë serbe, për faktin e thjeshtë se ato janë ligje.” – shkroi Hasani në një artikull autorial.

Tutje, ai e komentoi edhe përmendjen e Rezolutës 1244 në draft-statutin e publikuar në mediet kosovare.

“Futja e Rezolutës 1244, së bashku me ligjet, si bazë për interpretim të kushtetutshmërisë së Autonomisë serbe, dhe garantimi i njëkohshëm i integritetit territorial e sovranitetit territorial të Kosovës, nuk është veçse një cinizëm brutal i barasvlershëm me bashkimin e barotit me zjarrin. Rezoluta 1244 garanton integritetin e sovranitetin territorial të Serbisë, jo të Kosovës (sic!).” – shtoi Hasani.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close