Një vjehërr si Remzie Osmani, e bën edhe këtë për renë e saj
Me zërin e saj të ëmbël, ajo arriti të bëhet ndër këngëtaret më të dashura të këngës popullore.
Është kjo këngëtarja e njohur Remzie Osmani, e cila kohëve të fundit është bërë shumë aktive në rrjetet sociale, transmeton Gazeta Express.
Remzia vetëm pak javë më parë ka fejuar djalin e saj të vetëm, Hamin.
E tani natyrisht përveç këngëtares, vëmendje po merr edhe reja e saj Gëzime Krasniqi.
Që nga fejesa, Gëzimja është bërë shumë e komentuar në mediet rozë. Së fundmi Hami dhe Gëzimja kanë qenë të pranishëm në një dasmë, ku të dy dukeshin shumë bukur pranë njëri-tjetrit.
Ndërkohë, këngëtarja Osmani duket se e do shumë renë e saj. Këtë po e dëshmon edhe përmes imazheve të cilat po i publikon në llogarinë e saj në Instagram.
Së fundmi, Remzia ka postuar një fotografi të Gëzimes ku i ka lënë mbishkrim edhe një zemër.
Kujtojmë, se këngëtarja kishte organizuar një festë shumë të bukur për fejesën e djalit.