fbpx
Lajme

Nuk ndalet Kelmendi: A ishte Jusuf Gërvalla viktimë e Sabri Novosellës?

A ISHTE JUSUF GËRVALLA VIKTIMË E SABRI NOVOSELLËS?

Shkruan: Ibrahim Kelmendi

Deri tashti nuk ka një shpjegim bindës se kur është anëtarësuar Jusuf Gërva (JG) në LNÇKVSHJ? Si ka ndodhur, kush ka qenë ndërlidhësi e të tjera, meqë në organizata klandestine ka qenë një procedurë rigorozisht e kujdesshme e anëtarësimit të anëtarëve. Meqë vetë JG nuk ka informuar dhe nuk duhet të ketë lënë shënime përkatëse, mbetet të shohim çfarë kanë ofruar të tjerët lidhur me këtë.

Adem Demaçi

:“Jusufin e kam njohur pas daljes nga burgu i parë. Ai ka qenë i lidhur me ne… Jusuf Gërvalla ka mbetur i pazbuluar. Kanë mbetur edhe grupe të pazbuluara, sepse ne bënim ç’është e mundur të ruanim konspiracionin. I tillë ka qenë edhe ai i Jusufit.” [Cituar sipas: Xhafer Durmishi, LËVIZJA E JUSUF GËRVALLËS, f. 2 / Xhafer Durmishi është emëruar nga Sabri Novosella, pas vrasjes së Jusuf Gërvallës, trashëgimtar organizativ e ideopolitik i Jusuf Gërvallës.]
Ibrahim Kelmendi [komentim]:

Demaçi ka dezinformuar panevojshëm për angazhime të Jusufit qysh në fillim të viteve të 60-ta, me bindjen se po i bën shërbim afirmativ, por pa ditur e pa llogaritur as se ç’moshë kishte JG atëherë.

Sabri Novosella [në intervistën në tv-klan, më 17.03.2012, nga minuta 10]:“Para se me ardh në studio, takova Skendr Blaken, i cili e ka ditarin e Jusuf Gërvallës. Ai më tha se në ditar shkruan që Jusufi është konsultuar me mu, para se të arratiset. (…)”Ibrahim Kelmendi:Që të mos vazhdoj me citim të perifrazimit që Sabriu ia bën kësaj radhe Skender Blakës, po citoi fragmentin përkatës të ditarit, për të cilin thuhet se e ka për autor JG. Atë Ditar e kanë publikuar Faridin Tafallari dhe Xhafer Durimishi në librat e tyre:”Pardje dy javë, më 14 dhjetor [1979], natën vonë e braktisa Prishtinën dhe Kosovën.[…] Shoku i Lëvizjes, Bashkim Prishtina (Sabri Novosella – shën i Xh.D.), qe i mendimit se është shumë më mirë të arratisem, se sa të bie në burg: edhe dënimi do të kish qenë i rëndë, edhe do të rrezikohej eventualisht organizata. [Xh. Durmishi, LËVIZJA E JUSUF GËRVALLËS, f. 10]Nëse ditari është autentik, atëherë rezulton se Jusufi nuk duket të ketë qenë krejtësisht korrekt, siç ndodh me pothuajse të gjithë njerëzit që mbajnë ditar.Në letrën e 14 prillit 1981, të cilën Jusufi duhet t’ia ketë dërguar SN, nuk rezulton të kenë pasur këso konsultimesh, sepse dekonspirimi i SN nga ana e Jusufit duhet të ketë qenë i papritur dhe, pas telefonate nga UDB-ja e Pejës, Jusufi nuk ka pasur mundësi ta informojë SN se çfarë i kishte ndodhur dhe as ta konsultonte. Pra, këto dy verzione, ai i letrës së 14 prillit 1981 dhe ai i ditarit, nuk janë të përputhshme. Ja fragmentet nga letra e 14 prillit 1981

Jusuf Gërvalla:“Untergruppenbach, RFGJ 14 prill 1981I dashuri shok, Bashkim!Letrën tënde (një fjalë apo një shenjë sado të vogël) e kam pritur si qorri sytë. Siç do të shohësh pak më poshtë, ajo ka për mua një rëndësi jashtëzakonisht të madhe, bile rëndësi jetësore. (…)Ti mund të mos e dish, por shkaktari i arratisjes sate jam unë! Mbase natën që do të jesh arratisur ti, mua më morrën në telefon nga UDB-ja e Pejës dhe më bënë presion të çuditshëm, gjithsesi monstruoz, që të tregoja kush është Bashkim Prish-tina. As që më ka shkuar mendja se e kisha humbur aq shumë truallin nën këmbë. I përgjumur dhe me gjasë fare i humbur siç isha, në kthetrat e një ligësie të pashembullt dhe fare të huaj për mua deri atë çast, unë rashë në provimin e rëndësi-shëm: kallëzova shokun! Për të “shpëtuar” fëmijët e vëllait, morra në qafë fëmijët e shokut, fëmijët e vëllait por që nuk na kishte bërë nëna. Dhe në këmbim të kësaj fitova: faqen e zezë dhe barrën e rëndë të ndërgjegjes së ligur si kurrë ndonjëherë në jetë. Atë çast e tutje, jeta edhe ashtu e errët, me strumbullar të vetëm luftën modeste dhe gatshmërinë për flijim në emër të idealit të lartë të lirisë, m’u errësua edhe më. Brerja e rëndë e ndërgjegjes dhe ndjenja e thellë e shkatërrimtare e fajit ndoqën pa mëshirë dhe në çdo hap të gjitha netët dhe ditët e arratisë sime të hidhur, e cila, pas gjestit tim qyqar, e humbi gjithë qëllimin e vet dhe m’u shndërrua në gur të rëndë në zemër.Menjëherë pas aktit tim të lig, unë, tashmë i “shpërgjumur”, i bëra telefon një shokut tim në Podujevë që të vinte të të lajmëronte për rrezikun. Por, sigurisht ka qenë vonë për gjithçka. Atëhere m’u shfaq një motiv i fuqishëm që për gjestin tim qyqar t’i rrëfehesha shokut të parë që do të takoja. Po shokë nuk kisha. Gjithë natën e gjatë u detyrova t’i shtrohem gjykimit të vëllait të vogël këtu, të shoqes sime dhe, bile, gjykimit të heshtur të djalit tim 12-vjeç, i cili ishte prezent kur ngjau biseda. Më pastaj prisja t’i rrëfehem ndonjërit nga shokët e Organizatës, kur të merrja eventualisht kontaktin e pritur. Ndërkohë dëgjova për arratisjen tënde dhe vendosa që së pari të të rrëfehem ty e pastaj kujt do që e kërkon puna. (…)”Ibrahim Kelmendi [komentim]:Irrituese! Përmbatja po më shtynë të dyshoj se nuk duhet të jetë letër autentike! Më këtë rast po shfaq dyshimin që më shkaktoj shënimi që kishte bërë Xhafer Durmishi me rastin e publikimit të kësaj letre të JG. Citoi: “Këtë letër ma dërgoi Kadri Rexha, më 31 gusht 2013. U botua për herë të parë nga Faridin Tafallari në www.albaniapress.com, më 30 shtator 2013.” [ Xh. Durmishi, VEPRA E JUSUF GËRVALLËS, f. 240-242.] Përse ua ka dërguar Kadri Rexha, dhe përse në gusht të vitit 2013 e jo më herët?! Si kishin rrugtuar letrat e Jusufit te Kadri Rexha?! Mos ndoshta këto letra janë kompiluar nga Kadri Rexha dhe Xhafer Durmishi?! Pyetje, pa përgjigje për momentin! Nëse do kishim ekspert që di të identifikon stilet, për të vërfikuar, nëse autor i letrave është Jusufi apo Kadri Rexha, siç përmendet në këtë ndodhi. Ose ndonjë kompiluees vjetër?Përse pikërisht atë natë UDB-ja nuk ka arrestuar SN dhe JG, por ka lënë mundësinë që Jusufi ta lajmërojë SN për rrezikun nga dekonspirimi që i paskësh bërë Jusufi. Ka qenë praktikë e UDB-së të zhvilloj kësi hetimesh, edhe përmes komunikimit me telefon, pothuajse në mesnatë, me atë që rëndom do të duhej ta arrestonte para se t’ia bënte pyetjen që i paskësh bërë, siç shkruan Jusufi?! E meqë në letër po përmenden fëmijët e vëllait, atëherë duhet të jenë fëmijët e Hysenit, Vëllain më të moshuar të Jusufit, i cili mengjesin e asaj dite, ishte arrestuar dhe po mbahej në burg hetues në Pejë. Prandaj, rezulton se gjatë marrjes se Hysenit në pyetje nga UDB-ja e Pejës, i është bërë telefonatë Jusufit dhe mund që pikërisht Hyseni ia ka kërkuar Jusufit atë shërbim – dekonspirimin e emrit të “Bashkim Prishtinës”, duke arsyetuar se po e kërcënojnë me veprim kriminal ndaj fëmijëve…Aludime të lodhshme, që nuk nxjerrin dot të vërtetën!Po e përsërisë, para 14 dhjetorit 1979 JG dhe SN nuk kanë mundur të parashikojnë se do të ndodhte ai dekonspirim, prandaj nuk duhet të jenë konsultuar mes tyre se ku do të duhej të arratiseshin, siç shkruan në ditarin që ka perifrazuar SN dhe që e kanë publikuar Faridin Tafallari dhe Xhafer Durmishi. As pastaj nuk janë takuar dhe as nuk kanë komunikuar, në Prishtinë as në emigracion, gjatë 16 muajv pasues, deri më 14 prill 1981.Në ndërkohë më ka lind edhe një dyshim. Telefonatën atë natë duhet ta ketë bërë vet Sabri Novosella, duke simuluar UDBashin nga UDB-ja e Pejës, kur tashmë po ndodhte komplot i sofistikuar, i komanduar nga kryeUDBashi i Prishtinës, Ibush Kllokoqi. Ky Ibush UDBashi, tashmë i ndier (sepse e kanë vra më 6 gusht 1999, ndoshta me urdhëro të Azem Sylës, i frikësuar mos ai po e dekonspironte; kjo vrasje është zbardh, dorasit janë gjykuar), ka simuluar bastisjen e shtëpisë së Sabri Novosellës më 14 dhjetor 1979, gjoja për ta arrestuar. Për këtë qëllim është shpërdoruar policia, e cila pastaj, në konfidencë, – siç e kishte taktikë UDB-ja për të përhap lajme të gënjeshtërta, – duhej ta përhapte lajmin: “kemi bastis shtëpinë e Sabri Novosellës, por nuk e kemi gjet aty për ta arrestuar”. Në fakt, UDBashi Kllokoqi atë natë ka improvizua arratisjen e SN në Shqipëri.Këtë version e ka dëshmuar kryepolici Demë Demaj (i lindur në Katun të Ri të Pejës, njëri nga kryeshefat në polici të Prishtinës), i cili ka komanduar ekipin e policëve për ta bërë atë bastisje të improvizuar.Në komunikim privat me SN, ia pata shfaq dyshimin Sabriut se ai duhet të ketë qenë telefonuesi i 14 dhjetorit 1979, duke simuluar se ishte UDBash nga UDB-ja e Pejës, për t’i vazhduar kompletët aty e tutje edhe në emigracion, duke e shpërdor besimin naiv të JG, që e kishte ndaj udhëheqësit Sabri Novosella. Sabriu pat ndërpre atë komunikim duke më bllokuar në FCB. Ishte komunikimi ynë i fundit. Fatkeqësisht!Në çdo rrethanë kjo letër nuk duhet të kalonte me anashkalim e me qetësinë e deritanishme! Xhafer Durmishi:“Sabri Novosella është ai i cili e ka anëtarësuar Jusuf Gërvallën në LNÇKVSHJ. Jusufi pranon menjëherë me kënaqësi të madhe. Është meritë e Sabri Novosellës që duke e organizuar Jusuf Gërvallën në LNÇKVSHJ bëri që energjitë dhe talenti i tij të derdhen e të kanalizohen menjëherë në mënyrë të drejtpërdrejtë për çështjen e popullit shqiptar në ish-Jugosllavi.” [Xh. Durmishi, SHOKËT DHE JUSUF GËRVALLA, f. 5]Ibrahim Kelmendi [komentim]:Sërish dezinformim i pakonkretizuar se kur dhe si SN e ka anëtarësuar JG në organizatë, dhe në cilën organizatë, konkretisht, në LNÇK apo në LNÇKVSHJ? Po ashtu asnjë e dhënë se çfarë kanë bërë ata konkretisht nga çasti i anëtarësimit të JG e deri më 14 dhjetor 1979 dhe cilin funksion e kishte JG në atë organizatë?

Selatin Novosella:“Duke folur për rrethanat e kohës dhe përpjekjet organizatave të ndryshme të bënin një bashkim veprues, Sabri Novosella, po në këtë numër të gazetës së cituar [Drita, Malme, nr.10/1997-shën i Xh. D.], shton: ‘Ne shumë shpejt vumë kontakte të rregullta me Jusuf Gërvallën, i cili tashmë, bashkë me të vëllanë, Bardhoshin, dhe të shoqen, Suzanën, e kishin formuar Degën e Lëvizjes në Gjermani. [Selatin Novosella, METUSH KRASNIQI, f. 139] Ibrahim Kelmendi: Se nuk kanë vënë shumë shpejt kontakte mes tyre, JG dhe SN, pos letrës që JG ia ka dërguar SN më 14 prill 1981, JG e sqaron vetë edhe në një letër që më ka dërguar mua. Jusuf Gërvalla: “Dhe kështu, për kaq kohë sa njihemi – e nuk është pak po më se dhjetë muaj – ne të shumtën i kemi rënë kush thumbit e kush patkoit. (…)Unë nga ana tjetër i kam humbur të gjitha lidhjet me njerëzit e mi dhe për çdo hap që bëj kam stërngarkime, sepse nuk e di në mos bej gjësend, që nuk përputhet me luftën aktuale, që bëjnë ata në vendlindje. Kjo është një tragjedi vetvetiu. Kurse tragjedia tjetër është se edhe unë edhe ti, në këto kushte, ndiejmë pasiguri në një pikë: kë përfaqësojmë…” [Letër e JG dërguar IK, shtator 1980; publikuar nga Xh.Durmishi, VEPRA E JUSUF GËRVALLËS, f. 224-225.] Ibrahim kelmendi:Nga përmbajta rezulton se Jusufi ishte tepër konfidencial ndaj meje, gjë që nuk do të ndodhte po të mos ishim bashkëveprimtarë që kishim mirëbesim të ndërsjell. Tjetra, Jusufi informon që ende nuk kishte vënë kontakt me udhëheqësin e tij, rrobaqepësin SN. Po kështu ai shkruan kalimthi edhe për gjendjen organizative që kishim ne atëherë. Këtu ka nevojë për një saktësim, meqë ai ende nuk e kishte kuptuar. Fronti i Kuq Popullor ishte më shumë, do të thosha, frymë sesa organizatë me strukturë udhëhqëse, klandestine, siç ishte praktikë e kohës, sepse pak muaj pas formimit u bindëm se me anëtarësime përmes formularëve dhe deklaratave të nënshkruara rrezikoheshin emigrantët ekonomikë, që vizitonin familjet e tyre në vendlindje…Sabri Novosella [në intervistën në tv-klan, më 17.03.2012, nga minuta 11]:“Jusuf Gërvallën në kufirin me Austrinë e ka prit Bardhosh Gërvalla, i cili me vështirësi të mëdha e qet anej dhe shkojnë në Gjermani. Kurse në Gjermani Jusufi e gjen të formuar degën e Lëvizjes Nacional Çlirimtare, të cilën e kishte formuar Bardhoshi. Emrat e të tjerëve i keni në librat e mija. (…)”Ibrahim Kelmendi [komentim]:Vërtet për keqardhje, se çfarë karakteri është ky mashtrues komplotist, i cili është në gjendje për të dezinforuam edhe përmes intervistës televizive. Se mashtron, rezulton edhe nga letra që JG ia ka dërguar SN, fragmentin e të cilës po e sjell në vazhdim.Jusuf Gërvalla: “I dashuri shok, Bashkim!Tani më lejo të të bëj një raport të shkurtër për punën time nga dita e arratisjes sime e këndej.Puna e parë që bëra, u bëra një telefon shokëve të ambasadës shqiptare në Vjenë. I njoftova për çështjen time dhe i luta të më ndihmojnë me ndonjë këshillë për të mos bërë ndonjë gabim ideologjik a taktik gjatë strehimit tim në këtë vend kapitalist. (…)Në fillim të qëndrimit tim këtu, më ofroi bashkëpunim me gazetën “Bashkimi”, organ i Frontit te Kuq Popullor, njëri nga bashkëpunë-torët e saj. Meqë gazeta edhe më parë shkonte në popull, madje në një gjendje të keqe, unë e pashë të udhës dhe të lejueshme dhe bashkëpunova me të në disa numra (të cilët po t’i dërgoj menjëherë – te artikujt e shkruar prej meje po e vë nga një shenjë).(…)Në Shtutgart dhe në rrethin e këtij qyteti ka shqiptarë të ndershëm, që e presin me padurim fjalën patriotike dhe revolucionare. Përveç kësaj, kam udhëtuar edhe në shumë qendra të tjera të RFGJ. Kam kontakte (sado të pakta) edhe me njerëz jashtë këtij vendi, por deri më tash nuk kam mundur të udhëtoj, sepse nuk kam pasur dokumente. (…)Konkretisht në rrethinën e Shtutgartit janë nja 7 – 8 shokë të gatshëm e të përshtatshëm për punë patriotiko-revolucionare. Ata presin ndonjë orientim nga unë. Po unë duke qenë dhe vetë në mjegull për gjendjen time, nuk kam dashur t’i ngashënjej e pastaj t’i lë në gjysmë të rrugës. Prandaj u kam folur për gjëra të përgjithshme në çështje të organizimit, të propagandës dhe të agjitacionit si dhe kam bërë përpjekje për t’ua dhënë elementet e domosdoshme shkencore të historisë kombëtare dhe të lëvizjes komuniste shqiptare e ndërkombëtare. Janë punëtorë dhe ma ka marrë mendja se në radhë të parë u duhet një ngritje e tillë ideore, politike e shkencore.Tash së fundi jam në kontakt edhe me një shok të grupit të Marksistë-leninistëve të Kosovës (…)” [është fjala për Kadri Zekën / konkretizim nga unë / Fragmente nga letra që JG ia ka dërguar SN më 14 prill 1981, cituar sipas: Xh. Durmishi, VEPRA E JUSUF GËRVALLËS, f. 229-232.]Ibrahim Kelmendi:Siç rezulton nga përmbajtja, në Gjermani deri më 14 prill 1981 nuk kishte degë të LNÇKVSHJ-së dhe asnjë anëtar të kësaj organizate. Jusufi vlerësonte se i kishte 7-8 shokë në Shtutgart me rrethinë që mirëpritnin organizimin, por nuk i kishte organizuar, sepse, siç e informon Sabriun përmes kësaj letre, edhe vet ishte në mjegull.Edhe në letrën e 31 korrikut 1981, që JG duhet t’ia ketë dërguar SN në Turqi, është informimi konkret:Jusuf Gërvalla:“Ne konstatuam së bashku [Jusufi, Bardhoshi, Xhafer Durmishi / konkretizim sqarues nga unë] që, ndonëse deri më tash nuk është formuar këtu dega konkrete e Lëvizjes, me komitetin e vet, veprimtaria është bërë si të kish qenë kjo degë. Por, tani do ta formojmë sa më shpejt edhe komitetin edhe degën, ashtu si na porositni ju, se mundësi dhe forca kemi.” [fragment nga letra që JG ia ka dërguar SN më31.07.1981; cituar sipas Xhafer Durmishit, VEPRA E JUSUF GËRVALLËS, f. 242-244 ]Ibrahim Kelmendi:Edhe nga ky fragment rezulton se në Gjermani as në korrik 1981 nuk ishte organizuar dega e LNÇKVSHJ-së, ndërsa SN në intervistën dhënë Baton Haxhiut në tv-klanit, 17.03.2012, ka dezinformuar se degën e Lëvizjes në Gjermani e kishte formuar Bardhosh Gërvalla, para se Jusufi të arratisej në Gjermani.Nuk është një lajthitje që ia ka shkaktuar kujtesa e pshtjelluar, por është stil për ta prezantuar LNÇKVSHJ në atë nivel, që të mos duket se ishte vetëm emër fiktive, gjegjësisht organizatë e simuluar për qëllime komplotiste.Jusuf Gërvalla:“…duhet të aplikojmë zgjerimin e furishëm të radhëve, ashtu siç thotë Lenini me një rast, madje në atë mënyrë që rekrutët e rinj të zënë vendin e luftëtarëve të rëndomtë, kurse ushtari i vjetër të zërë vendin e oficerit të ulët. Kështu e pata kuptua më në fund edhe zgjedhjen e Shpendit dhe timen në KQ. (…)” [Nga letra e JG, dërguar SN, më 14 janar 1982; cituar sipas Xh. Durmishi, VEPRA E JUSUF GËRVALLËS, f. 255-259]Ibrahim Kelmendi:Edhe ky truk i SN është interesant. Sipas informimit të Xhafer Durmishit, SN i kishte “kooptuar” JG dhe Xhafer Durmishin në korrik 1981 si anëtarë në Komitet Qëndror (KQ) të LNÇKVSHJ-së. Pra, njëherësh, Jusufin dhe Xhaferin i ka “kooptuar” dhe për këtë JG i shfaq mirënjohje SN edhe letër të 14 janarit 1982. Por, e vërteta e hidhur dhe komplotiste është, se në verë 1981 LNÇKVSHJ-së nuk kishte komitet kendror as Komitet Qendror, dhe nuk del asnjë dëshmitar që do të dështonte, se ishte pjesëmarrësi në mbledhje ku është vendos të kooptohen Jusufi e Xhaferi për të qenë anëtarë të Komitetit Qendror të LNÇKVSHJ-së! Fatkeqësisht!Edhe nga këto që prezantova, rezulton se Jusufi ishte një patriot revolucionar idealist, që i besonte naivisht Sabri Novosellën, për të mos thënë se e çmonte si idhull. Prandaj idhulli i mitizuar ka mundësi t’i shpërdor besimtarët e tij, deri edhe t’i viktimizon, siç rezulton në rastin e Sabri Novosllës. Këtë do to ta vërtettojnë edhe hapja e dosjeve. Por meqë ato i ka grabit Serbia, duhet të guxojmë të analizojmë në mënyrë kritike e reflektive veprimtarinë tonë, të para 40 viteve.***Edhe këtu po e risjell linkun e intervistë që SN ia ka dhënë Baton Haxhisë, meqë e citova disa herë:https://www.youtube.com/watch?v=MCG7mcwOZJI

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close