fbpx
Lajme

Paralajmëron ish komandanti i FSK-së: Serbët nuk ndalen me kaq, FSK të jetë në gatishmëri nëse është nevoja

Ish komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati ka folur për gjendjen në veri, raporton Gazeta Blic.

Ai ka paralajmëruar se serbët nuk do të ndalen me kaq dhe se ata kanë qëllim ndarjen e veriut.

“Serbët nuk do të ndalen me kaq. Serbët qëllim ta ndajnë veriun e Kosovës dhe për atë ata po përgatiten”, tha ai në Tëvë1.

Kastrati tha se ky është dhe qëllimi i Rusisë, e cila përmes këtyre ngjarjeve po tenton ta largojë vëmendjen nga Ukraina.

“Ushtria e Kosovës duhet të jetë në gjendje gatishmërie në qoftë se është nevoja. Ne do ta mbrojmë çdo pëllëmbë të vendit. Nëse vjen deri te eskalimi i situatës protokollet nuk vlejnë por mendoj se ndërkombëtarët do të bëjnë presion te Vuçiqi”, tha Kastrati.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close