fbpx
Rozë

Pas 12 vitesh inkurajoi veten të provojë aeroplanin, por për pak i shpëtoi përmbytjes, Eranda Libohova: Uji qenka më keq se sa ajri (Foto)

Në Shqipëri ditën e së premtes u shënua gjendje alarmante, si pasojë e vërshimeve të mëdha që ndodhën nga dalja e lumenjve prej shtretërve të tyre.

Si rrjedhojë, në shumë zona janë evakuuar qytetarë të shumtë, të cilët kanë marrë ndihmë nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH).

Në rrezik për jetën nga përmbytjet kanë qenë edhe këngëtarët Kastriot Tusha, Kejsi Tola dhe Eranda Libohova, të cilët, gjithashtu janë shpëtuar nga FNSH.

Eranda, vendosi që për të gjithë fansat e saj të publikojë një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shihet me një nga efektivët e Forcave të Ndërhyrjes, ndërsa ka qetësuar fansat duke u kumtuar atyre lajmin se është shëndosh e mirë.

E njëjta ka rrëfyer tmerrin që përjetoi, duke treguar se pas 12 vitesh, kishte gjetur kurajon për të udhëtuar me aeroplan, ndaj dhe ishte nisur për në aeroportin e Prishtinës.

Por, këngëtarja shkruan se “uji qenka më keq se ajri”, duke treguar kështu se ka përjetuar eksperiencën më të keqe, kjo pasi vetura e saj gati ishte përmbytur.

“Si fillim jam shëndoshë e mirë…Ishim nisur drejt Prishtinës për të marrë avionin e linjës Prishtinë -Cyrih. 12 vjet pa fluturuar vendosa të sfidoj frikën…u tremba nga ajri, por uji paskësh qenë më keq. Falënderoj FNSH(Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë) që më shpëtuan jetën mua e kolegëve të mi artistë: Kastriot Tusha Kejsi Tola, e Zeqir Sulkuqi . Kjo është foto me një nga efektivët e FNSH-së, Genti Hyka pas operacionit të shpëtimit në Fushë -Krujë” (sic.), ka shkruar Eranda Libohova.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close