Pas djegies së shtëpisë së invalidit të UÇK-së, Agim Aliu i ofron strehim dhe garancë për ndërtimin e shtëpisë së re
Dy ditë më pare, pas mesnatës, Bekim Halilit nga fshati Dardani i është djegur shtëpia si pasojë e instalimit të vjetër të rrymës.
Fat në fatkeqësi është se familja ka shpëtuar pa lëndime për 2-3 minuta.
Andaj familja mbeti pa kulm mbi kokë.
Puna e parë ishte që t’i sigurohen të hollat për qira për 3-4 muaj deri sa të filloje ndërtimin.
Menjëherë ditën e nesrme këtë familje e vizitojë kryetari I Ferizajt Agim Aliu me stafin e tijë.
Kryetari Aliu I prmetoi familjes se do të kujdeset për strehimin e tyre dhe do tu ndihmojë për rindërtimin e shtëpisë së tyre.
Këtë e kanë bërë të ditur banorët e fshatit Dardani, pas vizitës së kryetarit Aliu familjes së dëmtuar.
Sot, kryetari i komunës sonë z. Agim Aliu së bashku me disa drejtorë të drejtorive të komunës, vizitoi familjen Halili në Dardani e cila pësoi një ditë më parë nga një fatkeqësi zjarri, ku u dogjën shtëpitë e vëllezërve Bekim dhe Isuf Halili.
Kryetari Aliu përpos mbështetjes morale u shpreh se do t’iu dalim në ndihmë këtyre familjeve si me strehim por edhe me ndihmë në rindërtimin e këtyre shtëpive.
Falenderojmë kryetarin Aliu dhe bashkëpuntorët e Tij për vizitën dhe për mbështetjen në këtë fatkeqësi të rëndë që i ndodhi familjes Halili nga fshati ynë.
Respekt!