fbpx
Kuriozitete

Qyteti italian që ju paguan 2000 euro nëse shpërnguleni aty (Foto)

Nicola Gatta, kryetar i një qyteti të vogël në Puglia – vend i cili po vuan nga zvogëlimi i popullsisë – është duke u ofruar 2.000 euro personave të cilët shpërngulen në atë qytet përgjithmonë.

Sipas Gattas, popullsia e qytetit ka rënë në 2.700 nga 8.000 sa kishte qenë në vitet e 1990’ta.

Atëherë, Candela ishte ishte një vend mjaft i bukur dhe i frekuentuar, por tani është viktimë e zvogëlimit të popullsisë.

Ky zvogëlim i popullsisë vjen si pasojë e disa faktorëve, duke përfshirë emigracionin pas luftës, popullsinë e vjetër, vështirësitë ekonomike, etj.

Vlen të ceket se ky nuk është kryetari i parë që e ka provuar këtë metodë stimuluese për ta rritur popullsinë. ‘The Independent’ raporton se kryetari i Bormidës (në Liguri) kishte ofruar 2.000 euro përmes Facebook-ut për njerëzit që do shpërnguleshin atje, por shumë shpejt e kishte larguar ofertën e tij për shkak të kërkesave të shumta.

Megjithatë, Gatta nuk është duke hequr dorë nga kjo ofertë, sepse, sipas CNN, gjashtë familje veçse janë zhvendosur nga veriu i Italisë në regjionin Puglia.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close