fbpx
Lajme

Rama në atletet edhe me zv.presidentin e SHBA-së (FOTO)

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm këtë të mërkurë në Samitin e Kartës së Adriatikut ku i ftuari kryesor ka qenë zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence.

Pence dha një mesazh të rëndësishëm për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, duke deklaruar se SHBA-të nën presidencën e Trump, do të mbështesin fuqimisht shtetet e këtij rajoni.

Rama fillimisht ka postuar një video në profilin e tij në rrjetin social, por më pas ka shpërndarë dhe foton e Ditës, një imazh të shtrëngimit të duarve mes tij dhe Zv.Presidentit Pence.

Por pavarësisht se fotoja e publikuar nga Rama nuk është e plotë (pjesa e këmbëve nuk është kapur nga aparati), askujt nuk i ka shpëtuar detaji i shumëpërfolur me të cilin kryeministrit shqiptar është “shoqëruar”.

Ashtu si edhe në Samitin e Triestes ku Rama shkoi duke u paraqitur me kostum serioz dhe një palë atlete sportive, edhe kësaj here ka ndodhur e njëjta. Kryeministri i Shqipërisë ka shkuar dhe është takuar me Zv.Presidentin Pence duke veshur të njëjtat atlete “kontradiktore”

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close